Mes emocioneve të ndeshjes San Marino–Shqipëri, një moment i vogël, por shumë i veçantë, kaloi pothuajse pa u vënë re.
Në tribunat e stadiumit, një vogëlush kishte përgatitur një banderolë për Kristjan Asllanin. Me shpresën se idhulli i tij do ta shihte, ai i kërkonte mesfushorit kuqezi fanellën.
Dhe dëshira e tij u realizua.
Në përfundim të ndeshjes, Asllani vuri re banderolën mes tifozëve dhe vendosi të mos largohej pa bërë të lumtur vogëlushin. Mesfushori i dhuroi fanellën që kishte veshur gjatë ndeshjes, duke i dhuruar atij një kujtim që me siguri do ta mbajë gjatë.
Një fanellë për një futbollist mund të jetë vetëm një pjesë e uniformës, por për një fëmijë që e sheh atë si idhull, mund të jetë një nga kujtimet më të bukura të jetës.
Një gjest i thjeshtë nga Asllani, por me shumë zemër.
