Lajme Zone
Vodhi materiale në fabrikë, magazinë dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vodhi materiale në fabrikë, magazinë dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim prej rreth një muaji për tre raste vjedhjesh në juglindje të vendit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Komisariati i Policisë së Korçës.

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim prej rreth një muaji për tre raste vjedhjesh në juglindje të vendit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Komisariati i Policisë së Korçës. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.Z., i dyshuar si autor i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme materialesh në një fabrikë, në një magazinë, si dhe në një banesë.

Sipas të dhënave paraprake, vlera e përfituar nga këto vjedhje kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve të vjetra. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas zbardhjes së tre rasteve të vjedhjeve nga strukturat policore në juglindje.

I arrestuari është emër i njohur për policinë pasi është person me preçedentë penalë në fushën e narkotikëve. Materialet janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme lidhur me rastin. Top Channel