Lajme Zone
Vodhi 69 milionë lekë/ I shpëton burgut ish-drejtoresha e Postës Durrës, gjykata i zëvendëson masën ne “arrest shtëpi”
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vodhi 69 milionë lekë/ I shpëton burgut ish-drejtoresha e Postës Durrës, gjykata i zëvendëson masën ne “arrest shtëpi”

Gjykata e Durrësit  ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë  nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj.

Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj.

Mataj ndodhej në paraburgim prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensionet në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.

Sipas informacionit për vendimin e ri, gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të hetimit nuk ka prova të mjaftueshme për vijimin e masës më të rëndë të sigurimit personal. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndryshimi i masës nuk nënkupton pushimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë së të hetuarës.

Përgjegjësia penale do të përcaktohet në përfundim të procesit gjyqësor.

Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Durrësit të përfshira në hetim.

Në korrik, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë që në fillim në “arrest në shtëpi.

Hetimet për mungesën e rreth 69 milionë lekëve vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Elisabeta Matajgjykata e durresitvodhi para nga posta