Lajme Zone
Vodhën 25 kilometra kabllo bakri me vlerë 1 milion euro për ta shitur për skrap, 13 të arrestuar në Athinë! Pjesë e bandës edhe shqiptarë
BotëReport TV

Vodhën 25 kilometra kabllo bakri me vlerë 1 milion euro për ta shitur për skrap, 13 të arrestuar në Athinë! Pjesë e bandës edhe shqiptarë

Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë disa herë gjatë natës në ambientet e një kompanie franceze në Paiania, në periferi të Athinës, dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë totale prej 1 milion eurosh. Më pas, u kanë vënë flakën veshjeve izoluese të kabllove për të nxjerrë bakrin e pastër që ndodhej poshtë tyre, i cili do të shitej për skrap.

Një grup prej 13 personash, mes tyre edhe shqiptarë, është arrestuar në Athinë për vjedhjen e 25 kilometrave kabllo bakri nga një kompani në perëndim të Athinës. Të arrestuarit janë grekë, shqiptarë, bangladeshas dhe bullgarë. LEXO edhe...Shpërthen çanta me drogë dhe eksploziv në Athinë, 4 të plagosur, mes tyre 2 policë! Njëri në gjendje të rëndë Ata akuzohen se kanë hyrë disa herë gjatë natës në ambientet e një kompanie franceze në Paiania, në periferi të Athinës, dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë totale prej 1 milion eurosh. Më pas, u kanë vënë flakën veshjeve izoluese të kabllove për të nxjerrë bakrin e pastër që ndodhej poshtë tyre, i cili do të shitej për skrap. Banda u identifikua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. P.J/ReportTv.al greqi athine shqiptaret ne greqi vjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10013 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?