Lajme Zone
Protesta në Tiranë, Shehi: Dhuna nuk i bën mirë asnjërit, duhet qeveri e përbashkët, jo teknike! Malaj: Qeveria duhet të gjejë se nga kush po përdoren studentët
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, Shehi: Dhuna nuk i bën mirë asnjërit, duhet qeveri e përbashkët, jo teknike! Malaj: Qeveria duhet të gjejë se nga kush po përdoren studentët

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të nëntë. Kreu i LZHK i ftuar në ‘Studio Live’ tha se dhuna nuk i bën mirë asnjerit, prandaj duhet një zgjidhje politike. Të njëjtën përgjigje dha edhe pedagogia Nora Malaj.

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të nëntë. Kreu i LZHK i ftuar në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se dhuna nuk i bën mirë asnjerit, prandaj duhet një zgjidhje politike. Sipas Shehit Shqipëria ka nevojë një qeveri të përbashkët ku të veprojë edhe opozita, jo një qeveri teknike. “Protesta është politike, pavarësisht emërtimeve. Dhuna nuk i bën mirë asnjërit. Zgjidhja është politike, duhet një qeveri e përbashkët jo teknike, të përfshijnë edhe nga protestuesit. Detyra e kësaj qeverie është të na çojë në Europë. Politika është për të zgjidhur të keqen. Ditën që populli del me gurë në dorë ka përfunduar politika. Politika ka ende mundësi të veprojë”, tha Shehi. LEXO edhe...Ylli Pata: Revolucioni ilegal i Tetorit E ftuar në studio ishte edhe Nora Malaj, pedagoge ku tha çdo që ndodh ka një arsye, prandaj edhe pushteto duhet të përgjigjet. “Është bërë shoqëria e pajetueshme për shkak të stresit social. Asgjë nuk lind nga hiçi, pushteti të përgjigjet”, tha Malaj. “Uroj që mos të kemi më dhunë se ajo që kemi parë dje. Korrupsioni është kudo në çdo vend po tek ne është më pak më shumë. Ne jemi një vend që vijmë nga varfëria. Shqipëria ka kohë për të bërë një zgjdhje politike, meqënëse nesër mblidhet edhe parlamenti”, shtoi Shehi. Për Malajn studentët po përdoren në këtë protestë dhe për këtë ajo i bën thirrje qeverisë të gjejë personat përgjegjës. “Qeveria duhet të gjejë se nga kush po përdoren studentët, sepse ata kanë ligjin. Asnjë nuk e do atë lloj dhune. Situata është degjeneruar. Kjo ishte turmë kaotike të maskuarish. Qeveria ka mundëisnë për ta hequr këtë gjë. Ata fëmijët kanë për të pësuar një traumë si prindërit e tyre në vitin 1997. Duhet të kuptojmë se jetojmë në një realitet të brishtë. Prandaj ka ardhur momenti të bëhet zgjidhja politike”, tha Malaj. Ndërkohë Shehi në fund të intervistës i cilësoi protestuesit të ndarë në disa grupe – ata paqësorë edhe ata të maskuarit që sulmojnë me gurë. “Në protestë ka lloj lloj grupesh, ke atë paqësorët dhe ata agresorët me gurë. Nesër mund të dali një grup tjetër”, përfi Shehi. Xh.K/E.H/ReportTv.al nora malaj dashamir shehi studio live protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10111 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?