Lajme Zone
Vlorë/ Vodhi një automjet, pranga 63-vjeçarit
Të tjeraABC News Albania

Vlorë/ Vodhi një automjet, pranga 63-vjeçarit

Dy operacione të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Vlorës kanë çuar në arrestimin e dy personave, të dyshuar për vjedhje dhe tentativa për vjedhje automjetesh.

Dy operacione të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Vlorës kanë çuar në arrestimin e dy personave, të dyshuar për vjedhje dhe tentativa për vjedhje automjetesh.

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Vlorës kanë intensifikuar hetimet për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes së automjeteve, duke finalizuar dy operacione të veçanta.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në pranga kanë rënë dy persona. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. I pari është një 63 vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë teksa dyshohet se po vidhte një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga policia.

Në një tjetër operacion u arrestua një 40 vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti tip “Benz” në fshatin Bishan. Sipas hetimeve, pas vjedhjes, automjeti është braktisur në qytetin e Orikumit.

Disa orë më vonë, po në Orikum, 40-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë edhe një automjet tip “Jeep”.

Policia vijon hetimet për të dokumentuar raste të tjera të mundshme të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga dy të arrestuarit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet makinëvjedhjevlore