Në Universitetin e Vlorës, procesi mësimor vijon normalisht. Siç shihet edhe në pamje, studentët janë të pranishëm në auditore dhe po zhvillojnë rregullisht leksionet. Në këtë moment nuk ka bojkot apo protesta nëpër auditore, ndërsa mësimi vijon sipas programit të parashikuar. Ndërkohë, në Tiranë ka nisur marshimi i studentëve dhe petagogëve drejt Kryeministrisë. Këtë të martë, protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, ndërsa vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me të rinjtë dhe studentët.
