Lajme Zone
Vlorë/ Turisti polak bllokohet në malin e Çikës, drejt zonës janë nisur dy grupe kërkim-shpëtimi
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Turisti polak bllokohet në malin e Çikës, drejt zonës janë nisur dy grupe kërkim-shpëtimi

Një tjetër shtetas i huaj ka mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë.

Një tjetër shtetas i huaj ka mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë.

Shtetasi polak, i cili prej ditës së djeshme kishte nisur eksplorimin e zonës malore, ka mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ai ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të kthehet vetë.

Prej mbrëmjes së djeshme, drejt zonës janë nisur dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të zonave të mbrojtura. Pas kërkimeve, grupet kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit polak. Ndërkohë, për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për ta nxjerrë nga zona në rrugë tokësore, është kërkuar edhe ndërhyrja ajrore për transportimin e tij në një zonë të sigurt.

Mali i Çikës, me lartësi 2,044 metra, është një nga zonat më të vështira malore të jugut dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet