Lajme Zone
Vlorë/ Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA dhe Ekstazi, 5 të arrestuar! Mes tyre 2 italianë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA dhe Ekstazi, 5 të arrestuar! Mes tyre 2 italianë

Pesë persona mes tyre edhe 2 italianë janë arrestuar pas një operacioni antidrogë

Vlorë - Pesë persona mes tyre edhe 2 italianë janë arrestuar pas një operacioni antidrogë. Njoftimi i policisë: LEXO edhe...Muay Thai, 120 sportistë në Vlorë për kampionin e botës! Ceo Ralph Beale: Shqiptarët dallohen për shpirtin luftarak Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me disa shtetas që transportonin lëndë të ndryshme narkotike me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Vlorës, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, me mbështetjen e shërbimeve operacionale të DVP Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "WEST". Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 20 vjeç, banues në Lezhë; R. H., 20 vjeç, banues në Lezhë; M. M., 23 vjeç, banues në Lezhë; C. L., 42 vjeç, banues në Romë, Itali, dhe C. S., 37 vjeç, banues në Palermo, Itali. Këta shtetas u konstatuan në zonën e Zvërnecit dhe, gjatë kontrollit fizik të tyre, të automjetit që përdornin, si dhe të banesës ku qëndronin, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 700 doza lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme, gati për shitje, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe 8 aparate celularë. Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas i shisnin lëndët narkotike në plazhe dhe lokale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Lajm në përditësim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Vlore droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78% Jo! 18.7% Disi! 3.3% Vota total: 2403 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?