Lajme Zone
Vlorë/ Ra në helikën e skafit, 17-vjeçari në luftë për jetën te Trauma! Nisin hetimet për drejtuesin
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Ra në helikën e skafit, 17-vjeçari në luftë për jetën te Trauma! Nisin hetimet për drejtuesin

Report tv ka siguruar foton e skafit dhe detaje që hedhin dritë mbi aksidentin e rëndë pranë Karaburunit ku mbeti i plagosur rëndë një 17-vjeçar. Në hetim është vendosur 32-vjecari që drejtonte skafin.

VLORË- Lundrimi me shpejtësi në det dyshohet se është bërë shkak për një aksident të rëndë në ujërat e Vlorës, ku një 17-vjeçar ka rënë mbi helikën e skafit dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Skafi që shihni në foto drejtohej nga një 32-vjeçar, ndaj të cilit ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, ndërsa mjeti lundrues po kthehej nga Gadishulli i Karaburunit drejt molit të Vlorës. 17-vjecari ndodhej në pjesën e pasme të skafit dhe është hedhur në ajër nga lëkundjet, duke rënë mbi helikën e skafit. Pas ndihmës së parë në Spitalin Vlorës, u transportua në Spitalin e Traumës. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e 17-vjeçarit mbetet shumë e rëndë me plagë në trup dhe gjymtyrë. Ai po trajtohet në reanimacion dhe për momentin është e pamundur të parashikohet ecuria e tij shëndetësore. Burime policore bëjnë me dije se në momentin e aksidentit në skaf ndodheshin vetëm drejtuesi dhe 17-vjeçari, të cilët ishin shokë. I mituri ishte ulur në pjesën e pasme të mjetit lundrues dhe është rrëzuar për shkak të shpejtësisë dhe dallgëve. Dyshohet se është ngritur nga vendi ku ishte ulur dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë në det, ku fatkeqësisht e ka kapur helika e skafit. LEXO EDHE:Moti i keq godet Vlorën të premten, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Policia Kufitare ka konfirmuar se skafi ishte i pajisur me dokumentacion të rregullt, megjithatë skafisti po hetohet nëse ka zbatuar rregullat e sigurisë gjatë lundrimit. Ngjarja është një sinjal alarmi për sigurinë, në një periudhë kur lëvizjet e mjeteve lundruese në det kanë arritur kulmin. Edhe pse kontrollet janë shtuar gjatë sezonit, aksidentet tregojnë se dokumentacioni i rregullt nuk mjafton për të garantuar sigurinë e pushuesve. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore spitali i traumes skaf Santiago Çerçizi Komento Komente Or tej: 24/07/2026 12:48 Vetem ndalimi i gjithe mjeteve lundruese motorike sic ishte ne kohen e Sales ben derman per te shpetuar jete or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.9% Nuk e di 7.9% Vota total: 5954 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?