Lajme Zone
Maratona në Pogradec, Policia njofton bllokime të përkohshme të rrugëve më 25 korrik
SportReport TV

Maratona në Pogradec, Policia njofton bllokime të përkohshme të rrugëve më 25 korrik

Nga ora 18:30 deri në 22:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore për zhvillimin e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Pogradeci do të mirëpresë më 25 korrik Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ndërsa Policia ka njoftuar masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv. Maratona, e organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, nis në orën 18:30 dhe përfshin dy disiplina garuese. Half maratona 21 kilometra do të nisë nga fshati Lin dhe do të përfjë në qendër të Pogradecit, ndërsa mini maratona 11.5 kilometra do të zhvillohet në itinerarin Pogradec–Buçimas–Tushemisht dhe kthim në qendër të qytetit. LEXO edhe...Korçë/ Riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet edhe pylli me pisha, 116 forca dhe 18 mjete të angazhuar në terren Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia do të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në akset ku do të kalojnë garuesit. Nga ora 18:30 deri në 22:00 do të bllokohet i gjithë aksi Lin–Pogradec, ndërsa në aksin Tushemisht–Pogradec do të bllokohen të dyja korsitë. Kufizime të përkohshme do të ketë edhe në disa segmente rrugore brenda qytetit të Pogradecit deri në përfundimin e aktivitetit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë u kërkon drejtuesve të mjeteve mirëkuptim dhe i fton që gjatë këtij intervali kohor të përdorin aksin alternativ Qafë Plloçë–Qukës. U.D/ReportTv.al Korce pogradec maratone Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.9% Nuk e di 7.9% Vota total: 5955 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?