Lajme Zone
Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

VLORË- Pamjet e siguruara nga Report TV ku nga 7 makina luksoze dalin të paktën 10 persona, disa të armatosur, dhe mësyjnë një resort luksoz në mes të sezonit turistik, nuk janë të një vendi të Amerikës Latine, por në mes të Rradhimës në Vlorë. Luan Muça, një prej biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë, pronar i Delta Group dhe dhjetëra biznese të tjera të lidhura më të, bashkë me njerëzit e tij sul

VLORË- Pamjet e siguruara nga Report TV ku nga 7 makina luksoze dalin të paktën 10 persona, disa të armatosur, dhe mësyjnë një resort luksoz në mes të sezonit turistik, nuk janë të një vendi të Amerikës Latine, por në mes të Rradhimës në Vlorë. Luan Muça, një prej biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë, pronar i Delta Group dhe dhjetëra biznese të tjera të lidhura më të, bashkë me njerëzit e tij sulet drejt “Regina Palm” të sipërmarrësit të njohur në jug Vasil Bedinaj. LEXO edhe...Ngjarja në ‘Regina Palm’ në Vlorë, momenti kur njerëzit e armatosur të Luan Muçës rrethojnë dhe kërcënojnë biznesmenin Bedinaj (VIDEO) Pronarin e resortit me 5 yje e gjejnë të ulur në restorantin e biznesit të tij, ndërsa kamerat kanw fiksuar edhe momentin kur të armatosurit me pistoleta e rrethojnë Bedinajn. Edhe Muça, nuk dihet nëse ka qenë i armatosur, i bashkohet në tavolinë Bedinajt, i cili shihet në pamje që njeri prej të armatosurve e ka kapur nga mbrapa dhe e mban të palëvizur. Në këto momente, sipas policisë së Vlorës, Luan Muça, nën kërcënimin e armës i kërkon plot 5 milionë euro Bedinajt në formën e gjobës, bashkë me kërcënimin që të largohej brenda 48 orësh nga Shqipëria. Ka qenë pikërisht Bedinaj që ka njoftuar policinë rreth orës 11:30, një orë pasi kamerat e sigurisë tregojnë mbërritjen e personave të armatosur në hotelin e tij. Policia u nis drejt vendngjarjes, ndërkohë që menjëherë ngriti postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë. Teksa shkonin drejt “Regina Palm Resort”, në zonën e quajtur Rrethi i Alikokës, një automjet fuoristradë, “Range Rover” luksoz i zi, nuk iu bind postbllokut të policisë por largohet me shpejtësi. Blutë i janë venë në ndjekje dhe vetëm pak kilometra më tutje, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, “Range” me tre persona brenda përmbyset. Në makinë biznesmeni 55-vjeçar Luan Muça dhe 2 vëllezër, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, pronar në kompaninë e sigurisë “Swat Security" , punonjës të së cilës dyshohet se janë shumica e personave të armatosur që hynë në resort. Nga vëzhgimi i Report Tv duket se ‘Swat security’ mbron sigurinë pothuajse vetëm në bizneset e Muçës “Delta Group dhe i “Deutsch Color” Luan Muça dhe 33-vjeçari Mandrit Lleshaj mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në spital, ku edhe iu komunikua arresti në flagrancë, ndërsa prangat iu vunë edhe vëllait tjetër, Klaudios 29-vjeçar. Në ‘Range’ luksoz, tashmë të bërë copash, u gjet edhe një pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë. 30 minuta më pas, postblloku i ngritur në Fier pikasi një tjetër makinë te Mbikalimi i Memorialit. Mjeti, sërish një Range Rover, ishte përdorur në sulmin që iu bë resortit të Radhimës dhe kishte edhe një shenjë plumbi në vendin e parë Brenda ishte një shtetas kosovar, Blerim Heta, 40 vjeç, të cilit iu vunë prangat. Një makinë e tretë u gjet rreth orës 16:30. Këtë herë njw “Audi A8”, e djegur në bypass-in e Vlorës, afër Kaninës, dyshohet e përdorur nga autorët. Policia përmbledhjen e ngjarjes e bëri më shumë se 8 orë nga marrja e njoftimit, me drejtorin e bluve të Vlorës që njoftoi se prokurorisë çështja i është dorëzuar për veprat e rënda të kanosjes për dhënie pasurie dhe armëmbajtje pa leje. Edvin Ndreu, drejtor i policisë Vlorë, tha se i arrestuar është edhe një i pestë, Angjelo Breshani, 29 vjeç, i cili i përket palës tjetër në konflikt. “Shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty” tha Ndreu. Në kërkim u shpallën 6 persona dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje. Drejtori Ndreu foli edhe për dyshime për një konflikt pronësor që po verifikohet. Konflikti pronësor të cilit kreu i bluve i referohet lidhet me një projekti investimi gjigant të Luan Muçës në zonën e Palasës. Përveç bizneseve në Shqipëri dhe jashtë vendit, me kapital vetëm të Delta Grqë shkojnë rreth 1.2 trilionë lekë (ose gati 14 mld euro), Muça posedon edhe një kompani ndërtimi, Delta Cooperation And Investment, e cila ka marrë statusin e investitorit strategjik për një resort gjigand, për truallin e të cilit dyshohet se të dyja palët pretendojnë se kanë letra të rregullta. Të arrestuar- Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;- Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;- Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;- Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;- Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë Share -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 20:35 Ngjarja në ‘Regina Palm’ në Vlorë, momenti kur njerëzit e armatosur të Luan Muçës rrethojnë dhe kërcënojnë biznesmenin Bedinaj (VIDEO) Të tjera pamje kanë dalë brenda ambienteve të hotelit “Regina Palm” në Vlorë, ku persona të armatosur, që shoqëronin biznesmenin Luan Muça, duket se ushtrojnë presion mbi biznesmenin Vasil Bedinaj.Teksa Bedinaj duket se ishte i ulur në një tavolinë brenda lokalit të hotelit, sëbashku me biznesmenin Muça, papritur brenda hyjnë grupi që shoqëronte Luan Muçën dhe rrethojnë Bedinajn, duke e kërcënuar me armë zjarri.Ngjarja ka ndodhur mes pushuesve, përfshi vajza e gra, të cilët me rroba plazhi kanë qenë të ulur në lokalin e hotelit, për të konsumuar një pije. Ata u përballën me një tufë personash të armatosur, që të krijon përshtypjen e një pushtimi mafioz. Share Ora 20:07 Të armatosur brenda ‘Regina Palm’, dalin pamjet kur grupi që shoqëronte Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet kur grupi prej rreth 15 personash, mes të cilëve edhe biznesmeni Luan Muça, kanë dalë nga hoteli “Regina Palm” në pronësi të Vasil Bedinajt.Ata shkuan me 8 automjete para hotelit dhe të armatosur u futën në ambientet e brendshme të “Regina Palm”, ku dyshohet se kanë kërcënuar Bedinajn, duke i vënë një gjobë prej 5 milionë eurosh.Ngjarja ka ndodhur mes pushuesve, përfshi vajza e gra, të cilët me rroba plazhi kanë qenë të ulur në lokalin e hotelit, për të konsumuar një pije. Ata u përballën me një tufë personash të armatosur, që të krijon përshtypjen e një pushtimi mafioz. Share Ora 20:06 Grupi i armatosur mësyu në Regina Palm të Vasil Bedinajt, sekuestrohet një ‘Range Rover’ (VIDEO) Një Range Rover që dyshohet se ka qenë një nga makinat me të cilat mësyu grupi i armatosur në hotelin e Vasil Bedinjat është sekuestruar nga Policia. Mjeti drejtohej nga Blerim Heta.Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete. Share Ora 19:46 Ngjarja te hoteli i Bedinajt në Vlorë, arrestohet biznesmeni Luan Muça dhe 4 të tjerë! Ja për çfarë akuzohen (VIDEO) Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, tha se për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në resortin ‘Regina Palm’ të biznesmenit Vasil Bedinaj, janë arrestuar 5 persona dhe janë shpëllur në kërkim 6 të tjerë.Të arrestuar janë 55-vjeçari Luan Muça, banues në Tiranë, 29-vjeçari Klaudio Lleshaj, banues në Tiranë, 33-vjeçari Mandrit Lleshaj, banues në Tiranë, 40-vjeçari Blerim Heta, shtetas nga Kosova dhe 29-vjeçari Angjelo Breshani, banues në Vlorë.Ndreu njoftoi po ashtu se ndaj personave të arrestuar materialet do i referohen Prokurorisë për veprat penale ‘vrasje në tentativë’, ‘shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.“Si përfundim u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Luan Muça, 55-vjeç, banues në Tiranë. Klaudiu Lleshaj, 29-vjeç, banues në Tiranë, Mandrit Lleshaj, 33-vjeç, banues në Tiranë, Blerim Heta, 40-vjeç nga Kosova, Angjelo Breshani, 29-vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të tjera të dyshuara të përfshira në këtë ngjarje.Materialet do i referohen Prokurorisë për veprat penale ‘vrasje në tentativë’, ‘shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.Momentalisht çështja është nën hetim. Nuk janë përdorur armë brenda resortit. Anxhelo Breshani ka qëlluar me armë zjarri drejt personave të tjerë, me një pistoletë që e dispononte Vasil Bedinaj.Qyteti i Vlorës ka sigurinë maksimale përsa i përket sezonit turistik. Personat vijnë nga rrethe të tjera. Ne po punojmë maksimalisht për të parandaluar ngjarje të tilla. Po verifikojmë një motiv pronësie, që është në verifikim e sipër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:42 minuta. Rreth 18 minutave pasi është dhënë informacioni paraprak, janë ndaluar shtetasit”, tha mes të tjerash drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Ora 19:38 Si ndodhi përplasja te hoteli i Bedinajt, Policia: I vendosën gjobë 5 mln euro, i thanë të largohej brenda 48 orëve nëse s’do t’i dorëzonte Policia konfirmon se njerëzit e Luan Muçës i vendosën 5 mln euro gjobë biznesmenit Vasil Bedinaj. Policia thotë se i kërkuan të largohej brenda 48 orëve nga Shqipëria nëse nuk do të jepte pagesën. Po ashtu, policia sqaroi se nuk ka pasur të shtëna me armë brenda në hotel. Por në oborr, policia thotë se njeriu i Bedinajt, Anxhelo Breshani ka shkuar në makinën e biznesmenit dhe ka qëlluar me armë ndaj makinave të njerëzve të Luan Muçës.Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin NdreuSiç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Sëat Security”.Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.Ndërkohë, shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;- Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;- Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;- Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;- Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Share Ora 19:30 Mësyu me 15 persona të armatosur te hoteli i Bedinajt, Policia: Luan Muça nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, Range Rover-i me të cilin udhëtonte u përplas Policia jep detaje për përplasjen mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. KLy i fundit ishte në range reverin që u përplas dhe nuk i ka ndaluar policisë.“Duke vlerësuar informacionet e marra, janë ngritur pika kontrolli në Vlorë dhe në Dhërmi. Rreth orës 12:00, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, duke vazhduar drejt fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, automjeti është përplasur me barrierat e rrugës. Në makinë ndodheshin Luan Muça, Klajdi dhe Mandrit Lleshaj. Luan Muça është dëmtuar dhe është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha drejtori i policisë. Share Ora 18:05 Gjobëvënie 5 mln euro Vasil Bedinajt? Mbrojtja e Luan Muçës: Nuk është e vërtetë, ra pre e dhunës! U takuan për pretendimet mbi ligjshmërinë e dokumenteve të një investimi në jug Mbrojtja e biznesmenit Luan Muça jep një tjetër version të përplasjes me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj në Radhimë të Vlorës. Në një deklaratë të shpërndarë në disa media, e cila i atribuohet mbrojtjes së Luan Muçës, pretendohet se ai nuk i ka kërkuar 5 mln euro Vasil Bedinajt. Sipas mbrojtjes, Muça kishte lënë një takim me Bedinajn për të sqaruar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut (që duket se i referohet konfliktit për pronësinë e një toke në Palasë ku do të ndërtohet resort, që është raportuar në disa media). Madje, mbrojtja pretendon se Muça është dhunuar me armë.“Klienti im nuk vë gjoba, s’ka kërkuar asnjë para nga askush, por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z. Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”, ka deklaruar mbrojtja e Muçës në media. Ky është versioni i palës së Luan Muçës për ngjarjen, ndërsa më herët Bedinaj ka deklaruar në polici se ishte kërcënuar nga një grup personash të armatosur, duke pretenduar se i ishin kërkuar 5 milionë euro ose të largohej nga Shqipëria. Policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar se cili është shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve të njohur. Share Ora 17:56 Përplasja mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, mediat: Sherr për një pronë në Palasë?, ‘Delta’ investitor strategjik për ndërtimin e një resorti Përplasja në Radhimë mes dy biznesmenëve të njohur, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, dyshohet se e ka zanafillën te një konflikt pronësie në Palasë. Ndërsa Bedinaj ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga një grup personash të armatosur, mes të cilëve ndodhej edhe Muça, ende nuk ka një version zyrtar se çfarë e shkaktoi sherrin.Sipas raportimeve në media, pas përplasjes mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt dyshohet se qëndron një konflikt pronësie në Palasë, ku parashikohet zhvillimi i një investimi turistik luksoz. Delta Group e Luan Muçës rezulton investitor strategjik për projektin në këtë zonë, ndërsa sipas mediave, pretendime mbi një pjesë të pronës ka edhe Vasil Bedinaj.Mediat pretendojnë se Muça e ka blerë tokën fillimisht mbi bazën e një AMT-je dhe, pasi për të njëjtën sipërfaqe banorë të zonës kanë shfaqur pretendime pronësie, ka negociuar dhe e ka blerë pronën edhe prej tyre. Më pas, sipas raportimeve, edhe Bedinaj ka blerë një sipërfaqe pranë saj, ku një parcelë dyshohet se mbivendoset me pronën për të cilën pretendon Muça.Pikërisht kjo mbivendosje pronësie dhe interesi për zhvillimin turistik të zonës pretendohet se ka sjellë përplasjen mes dy biznesmenëve. Megjithatë, shkaku i konfliktit nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia apo grupi hetimor dhe këto të dhëna janë raportuar vetëm në media. Share Ora 17:50 Grupi i armatosur mësyu tek hoteli i Bedinajt, pasi largohen i vënë flakën Audi A8-ës, mjeti shkrumbohet plotësisht (VIDEO) Grupi i armatosur që mësyu në hotelin e Vasil Bedinajt në Radhimë rezulton të ketë djegur një prej mjeteve me të cilat mbërritën në ambientin e Regina Palm. Report Tv ka siguruar pamjet ku shihet se si një Audi A8 është djegur plotësisht, në rrugën e bypass-it, pranë Radhimës. Mjeti rezulton të jetë djegur pasi grupi i armatosur u largua nga ambientet e hotelit. Ende nuk dihet nëse brenda tij janë gjetur ose jo armë që rojet e sigurisë së “Swat” i kishin me vete. Share Ora 17:25 Report Tv siguron fotot, ja momenti kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Bedinajt Report Tv ka siguruar foto të momentit kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Vasil Bedinajt. Në njërën prej fotove dallohet një 3 persona të ulur në tavolinë, ndërsa brenda ambienteve të resortit Regina Palm, futen persona të tjerë, ku njëri prej tyre mban edhe armën në dorë dhe dyshohet se rrethojnë Vasil Bedinajn. Share Ora 16:58 Zbarkuan të armatosur te hoteli i Vasil Bedinajt, shoqërohet Luan Muça i Deltës dhe 4 të tjerë! Disa në kërkim Policia ka shoqëruar pronarin e Deltës, Luan Muça pasi zbarkoi bashkë me një grup personash të armatosur në resortin e Vasil Beidnajt në Vlorë. Disa persona janë shpallur në kërkim. Share Ora 16:38 Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës për sigurinë e çdo biznesi të tij Mandrit Lleshaj është pronari i “SWAT Security”, rojet e sigurisë të armatosura të secilës shoqëruan ditën e sotme Luan Muçën, pronarin e ‘Deltës’ në hotelin ‘Regina’ në Vlorë të Vasil Bedinajt.“SWAT Security” mbulon sigurinë në çdo aktivitet të Luan Muçës.Në ekstraktin e kompanisë cilësohet se ofron shërbime për "Sigurimin e objekteve publike dhe private, në pronësi ose në përdorim të personave fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë. Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj. Instalimin e mjeteve dhe sistemeve të vëzhgimit audioviziv; instalimin, shitjen dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; përdorimin e mjeteve dhe sistemeve të radiokomunikimit, pajisjeve dhe mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; si dhe përdorimin, shitjen dhe instalimin e mjeteve të kontrollit të aksesit. Furnizimin, instalimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit. Import-eksportin, me shumicë dhe pakicë, të mjeteve dhe pajisjeve të vëzhgimit, radiokomunikimit, fikjes së zjarrit, ndërlidhjes, pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe të pajisjeve të navigacionit."Ishin mbi 15 roje të armatosura që shoqëronin biznesmenin Muça, ndërsa sipas Bedinajt, i kanë kërkuar 5 milionë euro gjobë.Lexo këtu ekstraktin e kompanisë Share Ora 15:44 Pronari i ‘Delta’ në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur! Punonjës të një kompanie private sigurie Luan Muça dhe Vasil BedinajBiznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në një konflikt me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj. Ky i fundit denoncoi sot se u kërcënua nga 10 persona të armatosur. Burime për Report Tv thonë se vetë Muça, pronari i delta Group dhe i “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, një kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshaj. Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij. Share Ora 15:31 Vasil Bedinaj denoncoi se u kërcënua, 8 makina mbërrijnë para hotelit të tij! Momenti kur zbresin mbi 15 persona (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet kur 8 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar. Siç shihet edhe në pamjet që ka sjellë Report Tv, rojet private të ‘Security Swat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 8 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve. Share Ora 14:40 Pasi kërcënuan me armë Vasil Bedinajn, autorët ndiqen nga policia nëpër rrugët e Vlorës! VIDEO e ‘Range Rover’-it që përfi i përmbysur në rrugë (VIDEO) Të paktën 10 persona të armatosur dyshohet se kërcënuan biznesmenin Vasil Bedinaj në një prej hoteleve të tij në Vlorë. Ai ka lajmëruar policinë duke deklaruar se autorët e armatosur i kanë kërkuar 5 mln euro. Menjëherë ata u larguan nga hoteli, por policia duke shkuar drejt vendit të ngjarjes ka pikasur në rrugë një mjet duke lëvizur me shpejtësi, së cilës iu vunë në ndjekje. Në makinë u gjend një armë dhe 3 prej autorëve të dyshuar. Në përpjekje për t’i ikur Policisë, drejtuesi i Range Rover-it ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.Disa persona kanë rrethuar makinën në përpjekje për të nxjerrë nga aty 3 autorët e dyshuar. Dy prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa njëri është dërguar në komisariat."Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", njoftoi Policia. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al Mandrit Lleshaj delta Luan Muca Regina Palm orikum Vasil Bedinaj Vlore deutsch color Swat Security perplasja muca bedinaj Klaudio Lleshaj Blerim Heta angjelo breshani Komento Komente histori: 03/09/2026 19:26 per te gjithe lexuesit luan muca dhe buar muca jane zoteri por nja 4 familje i kame zhduk ne elbasan 4 autoret e vresajes se vellait te tyre dhe gjithe familjet e tyre luani nja 6 vrasje i ka bere me doren e vet Përgjigju sali: 03/09/2026 19:20 Te gjithe pronaret e pronave ne bregdet kane ardhur nga bota e gomoneve dhe droges ,Dhe kjo eshte e vetmja ruge qe ata dijne per te zgjidhur problemet Përgjigju Otto: 03/09/2026 19:18 KETA JANE INVESTITORET STATEGJIK TE PASQYRETHYERIT

KJO HISTORI DO VAZHDOJE SE I KA RRENJET TEK PLUHURI I BARDHE SHUME GJERA SYLESH PALLOSHI I KA BERE PA MENDUAR SE PARAJA E VENE NE KETE MENYRE KA VIKTIMA NE ANEN TJETER Përgjigju Skelari: 03/09/2026 18:51 Nuk e di per ca jane zene por e di gjithe Vlora qe Vasili genjen. Eshte tip mashtrusi. Përgjigju UPS: 03/09/2026 18:50 Kujdes kur peqinsit bohen bash me elbasantlli kini kujdes Se nuk cahen kullaj. Përgjigju Dori: 03/09/2026 18:44 Kete nuk besokan te Besa o Rame…! As te e jotja e te e tyre…! Ooooho! I thon 2026 nuk eshte kot. Tani horrat nuk jan me alabak! Nuk eshte me 97. E kush na shan na mart te ligat se nga zilija e ka. Hecin me Range Rover, kan security ose jan security! Biles disa jan edhe biznsmener. Ohoooho!

Mir e kane keta po kjo e jona si do vej thua? Nuk haet as me vaj e as me uthull…!

Nderro ndonje shef policije ose edhe ndonje minister tek e fundit! Kusuremedhenjt e din muhabetin… Qekur u emeruan…! Ja edhe kjo pune mori fund. Përgjigju Miku rikut: 03/09/2026 18:21 O ciku ke ren ne mina ndroje at kunatin se e ke te lodhur na nje roje plazhi mund te raj si maximumi dale dale se ka dava janina se ske vetem kta hall yhyyyy ku mbarojn hallet e tua o cik zeza Përgjigju Vlonjat: 03/09/2026 18:08 Pasqyra e nje shteti te zhytur ne mafia dhe krim.Tashme kto plera nuk ka polici as ushtri qe i ndalon sepse kan rrenjet e thella. Përgjigju tini: 03/09/2026 18:02 TE GJITHE PRONARET E HOTELEVE MERRNI ARME MITRALOZA.,,..DHE KUSH TE AFROHET VRITINI SI QENTE..DO MERRNI BEKIMIN E POPULLIT SHQIPTAR....... Përgjigju Dori: 03/09/2026 18:54 O Tino po pse a thua te ket ngelur ndonje pronare hoteli ne bregdet pa nje te tashme apo te shkuar kriminale? xXx: 03/09/2026 17:27 Po keta me Range;kembeshpejti faqebardhi... Përgjigju Hasani: 03/09/2026 20:22 Po mer daj ashtu jane po i thuaj Vasilit ta zgjidhi punen me te mire se qellon qe nuk gjendet ndonjehere.Ose ben vetvrasje me 3 plumba.Ka rene ne hundelesh kete here Zani: 03/09/2026 17:15 Jepua leket elbasanllive se do te marrin ne elbasan dhe do ta lyejne sumen me gjize, shkumbin e siper jane tieter prerje shqipot, he te keqen Përgjigju Tiku: 03/09/2026 19:42 Po qe se jan matan shkumbinit,max qe mund te bejn esht

ose te rruajn lesht

Ose niqen ne sume

Ose behen te penduar te drejtesis ...

Deri ketu i ke! Miriam: 03/09/2026 17:09 Perfundimisht ketu ka rene shteti kemi ngel me i zgjidh punet vet si ne kohen e Sherifave Përgjigju Vladimir Kazaj: 03/09/2026 16:53 Ha ha ha ha , po kunati i Vasilit , Fatjon Bello hengri ndonje dru ? Jo per gje po vetem ngelen duke i ulur koken lumadhit , cerri i njerit aty ne Vlore qe i blen cigare ngjitur e di vet ai . Përgjigju Star wars: 03/09/2026 16:27 Lufta per palasen asnje se ka te sakte te gjithe fallco kishte pronar dhe bleres ne mirbesim para ketyre . Vasili ka dal para me godina para kompleksit te deltes dhe jo vetem . Bedinaj besoj investon se bashku me Lacjanin e kepuceve nejse shohim cfare do te ndodhi po qe e vedhtir per te gjithe ato projekte pasi kan probleme dhe Frangaj pak me

Siper eshte futur aty Përgjigju Vlora: 03/09/2026 16:24 O Vasil o beu i Vlores re ne usta kete here. Doje ti beje gol cunave po ce do qe nuk te eci. Godit nje e godit tjetrin ne Vl kujtove se kape qiellin me dore.Mos kujto se ke mbaruar pune. Përgjigju Enrik: 03/09/2026 16:30 Vasos i vdiq dhe Riku të dilte të bëmte një biografi të mirë. TanZ: 03/09/2026 16:11 Nuk ka shans qe kta mos te ken perkrahjen e shefit te komisariatit, Andi xhepistin?! Përgjigju Emigranti: 03/09/2026 15:52 Jane zhdukur krimet fare eee qe kur ka ardhur L4m4llari ...

Po tani me Pasqyren dhe me Besen do zgjidhen edhe keto probleme. Përgjigju Ervis: 03/09/2026 15:29 Pak i kan kerkuar legenit,, fshatari qe ja futi shokut per hotelet,,, po I vjen ora mutit Përgjigju Popull: 03/09/2026 15:26 Ka gjithmone nje peshk me te madh o Vasil. Ca te mbjellesh do te korresh. Po nejse kjo eshte shqiperia e turizmit. Përgjigju Sokoli: 03/09/2026 16:21 Jepi leket o vasil se ja u ke borxh pa u bere bizesmen i madhe populli 2: 03/09/2026 16:12 dikur diktatori thoshte te han kokat prek: 03/09/2026 15:21 Far west nan-e-moter. lab, kokcepa vloret. shif mor si rrethojn ranxhin tan hijenat ujore! Përgjigju Riku: 03/09/2026 18:10 Tane moj e zeza tane mbuloje moj se ta panë ku ma pe mor i uruar unë e kisha te mbuluar. E kemi gjoksin me grop tani duket se sa grop kan Respekt Labi: 03/09/2026 16:20 O prek legeni. Ça ke me labët ti? Kokecepa , te prapambetur e imoral janë patriotet e tu që i solli Sali komunisti bashkë me Edi legenin te zaptojnë bregdetin e jugut e e kanë katandisur Shqipërinë mafie, të ikësh me vrap natën jo ditën. Turi: 03/09/2026 15:36 Meso te shkruash njehere ti pastaj te gjykosh Vlonjatet o zoti shpellar shqip: 03/09/2026 14:40 Bandat shkojne kur ndonje qeveritar ska marre rrushfetin Përgjigju Militanti: 03/09/2026 16:03 Tani u bene 5 milion + nje range rover! O Zot!: 03/09/2026 14:55 Karagjoz! Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.8% Të gabuar 20.2% Nuk e di 4% Vota total: 1476 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?