Lajme Zone
Vlorë/ IKMT identifikon një objekt pa leje në Karaburun, i dorëzojnë pronarit njoftimin për shembjen e strukturës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ IKMT identifikon një objekt pa leje në Karaburun, i dorëzojnë pronarit njoftimin për shembjen e strukturës

Inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë, kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren në zonën e Shën Janit, në Karaburun, ku i kanë dorëzuar pronarit njoftimin për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje. Sipas burimeve në terren, objekti është konstatuar si ndërtim i paligjshëm dhe më pas është bërë njoftimi zyrtar i pronarit të tij, për

Inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë, kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren në zonën e Shën Janit, në Karaburun, ku i kanë dorëzuar pronarit njoftimin për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje. Sipas burimeve në terren, objekti është konstatuar si ndërtim i paligjshëm dhe më pas është bërë njoftimi zyrtar i pronarit të tij, për shembjen e objektit. LEXO edhe...Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mos-marrëveshjet përmes negociatave! Mësohet se ndërhyrja për prishjen e tij pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme me mjetet e IKMT-së. Aksioni është pjesë e kontrolleve për evidentimin dhe largimin e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe bregdetare, me synim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit. Pak ditë më parë, një ndërtim pa leje në Himarë çoi në shkrirjen e IMT-së së bashkisë dhe pezullimin e gjithë zinxhirit drejtues të Policisë Himarë, që ishin në detyrë gjatë ndërtimit të godinës. R.Xh/ReportTv.al ndertim pa leje Vlore IKMT himare karaburun Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43% Jo 49.9% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3619 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?