Vlorë- Pesë fëmijë të kopshtit publik nr. 10 në Vlorë jane te shtruar sot në pediatrinë e Vlorës. Ata u paraqitën në urgjencë që mbremjen e së premtes, pasi shfaqen simptoma të helmimit, me dhimbje të forta barku dhe të vjella. Prindër të tjerë kanë konfirmuar se dhe fëmijët e tyre kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por kanë zgjedhur t'i trajtojnë në banesa. Dyshimet paraprake janë për helmim në kopësht, ndërsa shkaku ende nuk është përcaktuar. Ne spital ka mbërritur Policia dhe inspektorët e Institutit të Shëndetit Publik. Mësohet se janë marrë mostra për t’i analizuar në laborator. Mbetet e paqartë, nëse shkak i helmimit është ushqimi apo ndonjë burim tjetër. LEXO EDHE:Po lëvizte me monopatinë elektrike, aksidentohet i riu në Vlorë! Dërgohet i plagosur në spital (VIDEO) "Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër. Menjëherë pas evidentimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë kryer marrjen e mostrave për analizat përkatëse laboratorike. Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për identifikimin e shkakut të këtyre rasteve. Spitali Rajonal Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj", njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Xh.K A.E Shqiptarja.com TAG: Vlore helmim Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.8% Vota total: 1370 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
