Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, një çift i ri është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sqepar, në pjesën e ballit.
E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet burri godet gruan me sqepardhune ne familjepoliciavlore

