Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti, bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me sqepar, në pjesën e ballit. E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit). LEXO EDHE:Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6% Ndërkohë, policia ka shoqëruar burrin në Komisariat, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Vlore dhune fizike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.7% Nuk e di 13% Vota total: 3069 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

