Lajme Zone
Vlora pa ujë nga të martën pasdite, zbuloni arsyen
EkonomiSyri

Vlora pa ujë nga të martën pasdite, zbuloni arsyen

Qyteti i Vlorës do të përballet me kufizime në furnizimin me ujë gjatë ditës së martë, më 17 nëntor. Njoftimi është bërë nga Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, i cili bën me dije se do të kryhen ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit.

Qyteti i Vlorës do të përballet me kufizime në furnizimin me ujë gjatë ditës së martë, më 17 nëntor. Njoftimi është bërë nga Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, i cili bën me dije se do të kryhen ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Punimet konsistojnë në lidhjen e nyjeve të ujësjellësit të ri me rrjetin ekzistues, proces që kërkon stakimin e përkohshëm të stacioneve të furnizimit me ujë.Lexo edhe:Shkodër/ Prurjet e lumit Kir dëmtojnë urën, izolohen banorët e fshatit Plan dhe lagjes Kasnec Sipas njoftimit, stakimi i stacioneve do të nisë rreth orës 07:30 të mëngjesit, ndërsa ndërprerjet e furnizimit në qytet pritet të ndihen gjatë orëve të pasdites. Furnizimi normal parashikohet të rikthehet mëngjesin e së mërkurës. Kufizime do të ketë edhe në zonat që aktualisht furnizohen me ujë 24 orë. UK Rajoni Vlorë njofton gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit do të kryhet pastrimi rutinë i linjave. Qytetarëve u rekomandohet që fillimisht ujin ta përdorin vetëm për larje dhe pastrim, jo për konsum, deri në përfundimin e procedurave dhe njoftimin e radhës nga institucioni.