Taulant Balla ka komentuar për herë të parë dëshmitë e dala nga dosjet e SPAK për skandalin e Vlora Hysenit ku i përfshirë është dhe biznesmeni tashmë i arrestuar, Ergys Agasi. Në dosje, Hyseni fliste me Agasin ku ndër të tjera e informonte dhe për politikën. “Tao, kryetar Kuvendi”, shkruante Hyseni. “Edhe Sali Berisha kishte bërë një konferencë për shtyp. Më tha djali se unë nuk i ndjek, ai është i fiksuar. Në rastin në fjalë, Berisha dhe ky Ergys Agasi, ka problem me drejtësinë. Nuk komentoj dosjet, drejtësia t’i shkojë deri në fund!”, tha ai. Balla u pyet për faktin nëse PS ndihen përgjegjësi politike për emërimin e Hysenit në krye të SHISH. “Ne mbështesim SPAK që të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë maksimalisht punën e 7-8 viteve punë të tyre. Heton rastin në fjalë dhe udhëheqësin e opozitës. Nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorin, ne i garantojmë sportin. Kurrë Edi Rama nuk ka sulmuar drejtësinë. Qëndrimi i zotit Rama, është ai që sapo ju thash; nuk hyjmë kurrë në një dosje, nuk ndërhyjmë te prokurori. Sa i përket arrestimeve pa gjyq….duhet të jetë standard që Shqipërinë mos ta bëjmë delen e zezë për paraburgimet. Edi Rama, kryeministri i këtij vendi, kreu i PS, ka të njëjtin standard, gjithmonë pro drejtësisë. Në vitin 2016 e patë se si erdhën pulat me kokë poshtë dhe votuan reformën në drejtësi. Po ashtu Balla u pyet edhe për aludimet se delegacioni i qeverisë shqiptare, përfshi kryeministrin Edi Rama, qëndroi në një hotel luksoz në New York ku nata ishte 15 mijë dollarë. “Delegacionet kanë hotele të përcaktuara. Atje ku rri presidenti amerikan çmimi ishte shumë i lartë. Jo, ishte hotel i pranueshëm sipas delegacioneve përkatëse. Berishën s’e pashë. Fati i keq i Berishës, është se në një krah ishte Rama, në një krah unë, dhe me ne nuk flet, fat i keq.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: balla
