Skuadra e Vllaznisë Skuadra shkodrane shkëlqen në ndeshjen e parë... Vllaznia e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Konferencës, duke mposhtur 2-1 Malishevën në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator, të zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi".
Takimi nisi në mënyrën më të keqe për ekipin shkodran, pasi miqtë kaluan në avantazh që në minutën e tretë. Laurent Xhylani realizoi një gol spektakolar direkt nga goditja e këndit, duke surprizuar portierin vendas dhe duke i dhënë epërsinë Malishevës.
Reagimi i Vllaznisë erdhi në minutën e 36-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Rrok Tomës, Klint Qato finalizoi saktë me të djathtën, duke rikthyer baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.
Në fillim të pjesës së dytë, ndeshja mori një tjetër rrjedhë, pasi Malisheva mbeti me 10 lojtarë. Skovgard u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes si lojtari i fundit ndaj Gerald Kubazit.
Epërsia numerike u shfrytëzua nga Vllaznia, e cila gjeti golin e fitores me Emiljano Mustën. Mbrojtësi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën kuqeblu dhe duke vulosur suksesin 2-1 të shkodranëve.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave dhe do të përcaktojë ekipin që avancon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Në një tjetër përballje të raundit të parë eliminator, Shkëndija e Tetovës hodhi një hap të madh drejt kualifikimit. Skuadra maqedonase triumfoi 5-0 në transfertë ndaj Europa FC në Gjibraltar. Golat u realizuan nga Ndzengue në minutën e 28-të, Tamba në minutat 52 dhe 75, Kryeziu në të 83-ën dhe veterani Besart Ibraimi në minutën e 88-të.vllaznia liga e konferencës malisheva Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Xhaka beson te surpriza ndaj Argjentinës dhe paralajmëron Mesin: Jemi pranë historisë, duam të shkojmë më tej 9 Korrik 2026, 21:3721:37Sport Përsëritet gjysmëfinalja e Botërorit të kaluar, Maroku në fushë pa yllin e saj; Deshamp ndryshon një emër në sulm 9 Korrik 2026, 21:1521:15Sport Armando Broja përballë një vere vendimtare, sulmuesi kuqezi zbarkon në Amerikë për të ardhmen 9 Korrik 2026, 20:5220:52Sport U largua nga Portugalia pas dështimit në Botëror, trajnerit të dështuar i ofrohet stoli i një përfaqësueseje për të thyer një tabu 9 Korrik 2026, 20:4220:42Sport Skandal në Kupën e Botës/ Franca udhëton me avion për deportimet e emigrantëve: Lidhet me qëndrimet politike të lojtarëve 9 Korrik 2026, 20:0120:01Sport “Rrufe” në qiell të hapur te Partizani, Agim Ibraimi largohet nga detyra e drejtorit sportiv 9 Korrik 2026, 19:3719:37Sport

