Lajme Zone
Vllaznia mposht Partizanin në duelin për t’i ikur fundit, ‘të kuqtë’ rikthehen te humbjet në ‘Air Albania’! Teuta ndërpret krizën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vllaznia mposht Partizanin në duelin për t’i ikur fundit, ‘të kuqtë’ rikthehen te humbjet në ‘Air Albania’! Teuta ndërpret krizën

Janë luajtur katër nga pesë ndeshjet e javës së 12 të Superligës ku nuk kanë munguar befasitë.

Partizani ka marrë një goditje të fortë për pozitat ku ndodhet. Të kuqtë që vinin pas dy fitoreve në kampionat, në rikthimin e Superligës janë mposhtur 0-1 nga Vllaznia. Në Air Albania pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën një prekje e topit me dorë nga të kuqtë u akordua penallti dhe u ekzeutua saktë nga Bekim Balaj. Në minutën e 76 Obina la shkodranët me 10 lojtarë, por ekipi i drejtuar nga Csaba Laszlo arriti ta mbronte rezultatin dhe të merrte 3 pikët në duelin e drejtpërdrejtë mes skuadrave që rrezikojnë rënien. Partizani mbeti i fundit me 10 pikë, ndërsa Vllaznia momentalisht u shkëput në 15 pikë. Pas 12 javësh, të paktën përkohësisht, Vllaznia renditet në vendin e 6. LEXO edhe...Sot Skënderbeu-Egnatia, Dede: Kujdes, s'kanë asnjë humbje këtë sezon në Korçë! Duel babë e bir në Elbasani-Dinamo, 'nëndetësja' në krizë Më herët Teuta la pas ecurinë negative prej 3 humbjesh radhazi, duke u rikthyer te fitoret në përballjen kundër Laçit. Skuadra durrsake arriti të mposhtë 1-0 Laçin dhe të afrohej me Egnatian kryesuese që të premten u mposht 1-0 nga Skënderbeu. Teuta e Edlir Tetovës tani është në kuotën e 23 pikëve, 4 më pak se Egnatia e vendit të parë. Më herët, për javën e 12 të Superligës, Elbasani fitoi 1-0 kundër Dinamos duke zhytur në krizë ‘nëndetësen’. Pas disfatës, te kryeqytetit pati një reagim të fortë nga presidenti Bardhi që kërcoi me largime. Sfida tjetër e javës së 12 të kampionatit do të luhet të dielën në orën 13:30 mes Vorës dhe Tiranës. Ne.k./ReportTv.al Laçi Teuta Vllaznia superliga partizani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 75.1% Protesta 18.9% Asnjëra 6% Vota total: 587 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?