Lajme Zone
Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)

Policia ka arrestuar Fation Gjojdeshi, Ismail Isomati dhe Dorian Alikaj. Më 9 shtator, kanë tentuar të vjedhin në dy banesa në Zharrëz.

3 persona që kishin gisht në disa vjedhje në Patos janë vënë në pranga. Policia ka arrestuar Fation Gjojdeshi, 43 vjeç, Ismail Isomati 41 vjeç dhe Dorian Alikaj, 34 vjeç. Në një episod më 5 dhe 6 gusht në dy banesa, ata kanë vjedhur bizhuteri floriri, 3500 euro, si dhe dy celularë. Më 9 shtator, kanë tentuar të vjedhin në dy banesa në Zharrëz. LEXO edhe...Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI) Dorian Alikajt i është gjetur edhe një sasi kanabisi në banesë. Hetimet vijojnë për të zbuluar edhe vjedhje të tjera që mund të kenë kryer. Njoftimi i policisë: Fier/ Zbardhen disa raste të vjedhjes së banesave. Pas një pune intensive hetimore, finalizohet me sukses operacioni policor “Shëtitësit”. Vihen në pranga 3 shtetas të dyshuar si autorë për disa vjedhje banesash Këta shtetas dyshohen dhe për disa vjedhje të tjera në qarkun Fier e Gjirokastër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, kanë vijuar veprimet hetimore për dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura në territorin e Patosit. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit: - F. Gj., 43 vjeç, banues në Gjirokastër; - D. A., 31 vjeç, banues në Gjirokastër; - I. I., 41 vjeç, banues në Tepelenë. Këta shtetas u kapën në flagrancë në qendër të Patosit, duke lëvizur me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, shtetasit F. Gj., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. A., iu gjet dhe iu sekuestrua një tjetër sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në datat 05 dhe 06 gusht, në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas, Patos, kanë vjedhur në dy banesa, ku kanë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro, si dhe dy aparate celularë. Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, më datë 9 shtator, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në dy banesa në fshatin Zharrëz, Patos. Në bashkëpunim me DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve ku ata mund të jenë të përfshirë në qarkun Fier dhe Gjirokastër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Fier vjedhje Patos Fation Gjojdeshi Ismail Isomati Dorian Alikaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 5392 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?