Lajme Zone
Vjedhje në banesat e biznese, policia zbardh 6 raste dhe arreston një 44-vjeçar në Durrës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vjedhje në banesat e biznese, policia zbardh 6 raste dhe arreston një 44-vjeçar në Durrës

Policia po vijon hetimet për të verifikuar nëse 44-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytet.

Një 44-vjeçar me inicialet I.D ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi dyshohet se brenda pak ditësh ka kryer një seri vjedhjesh në qytet. Sipas policisë, ai është autori i dyshuar i 6 rasteve të zbardhura, mes tyre vjedhje të një motoçiklete, një çante me sende personale, një portofoli, si edhe para dhe materiale në dy biznese. Ai dyshohet gjithashtu se ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë. Vjedhjet dhe tentativa për vjedhje janë kryer në periudhën 14-24 korrik 2026. Arrestimi i tij u bë pas operacionit të koduar “July”, të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës. LEXO edhe...Tentoi të vidhte një banesë ndërsa ishte nën arrest shtëpie, pranga 49-vjeçarit në Korçë Policia po vijon hetimet për të verifikuar nëse 44-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit "Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi: -I. D., 44 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 14.07.2026 - 24.07.2026, ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protofol, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme" U.D/ReportTv.al arrestim vjedhje Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4077 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?