Pamje nga protesta Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë, në vijim të tubimeve që zhvillohen prej më shumë se 120 ditësh... Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur këtë të mërkurë në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo pritet të takohet pas pak me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Vizita e zyrtares së lartë europiane zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, janë vendosur gardhe metalike, forca të shumta policie dhe autobote uji.
Ndërkohë, disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë, në vijim të tubimeve që zhvillohen prej më shumë se 120 ditësh.
Prania e shtuar e forcave të rendit vjen pasi një ditë më parë ishte paralajmëruar se protesta e radhës mund të zhvillohej gjatë vizitës së Von der Leyen dhe takimit të saj me kryeministrin Rama.
Policia ka marrë masa për sigurimin e perimetrit përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa gardhet metalike janë vendosur për të kufizuar afrimin drejt institucionit.
Sipas agjendës, Von der Leyen do të zhvillojë fillimisht një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i integrimit europian të Shqipërisë, reformat dhe hapat e mëtejshëm të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Pas takimit, Rama dhe Von der Leyen pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do të komunikohen çështjet kryesore të diskutuara.
Vizita në Shqipëri është pjesë e turit të Presidentes së Komisionit Europian në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimin e vendeve të rajonit.policia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Hetimi me kufij të rinj: Çfarë ndryshon në procedurën penale për SPAK-un, arrestet dhe kontrollin e celularëve 30 Shtator 2026, 15:5415:54Aktualitet Zjarr në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë pikën e skrapit dhe zonën përreth 30 Shtator 2026, 15:5815:58Aktualitet Mesazhi i fortë i Skënder Hitës: Jemi në luftë me krimin e kohëve moderne, po përdorin teknologji të fundit 30 Shtator 2026, 15:2315:23Aktualitet Virusi i Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë i infektimit në Shqipëri 30 Shtator 2026, 15:1215:12Aktualitet Shpërthimi në pikën e karburantit në Sarandë, ISHTI: Objekti ishte jashtë funksionit prej tre muajsh 30 Shtator 2026, 14:4914:49Aktualitet Harta e re territoriale/ Cërriku nuk i jep ‘ok’ bashkimit me Elbasanin; shumica e këshilltarëve abstenojnë 30 Shtator 2026, 14:2914:29Aktualitet

