Lajme Zone
Vizita e Von Der Leyen në Tiranë, Rama shpërndan mesazhin e Presidentes së Komisionit të KE-së: Përqendrimi te reformat është kyç
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vizita e Von Der Leyen në Tiranë, Rama shpërndan mesazhin e Presidentes së Komisionit të KE-së: Përqendrimi te reformat është kyç

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi në Tiranë turin e saj në Ballkanin Perëndimor, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi në Tiranë turin e saj në Ballkanin Perëndimor, ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, von der Leyen publikoi një mesazh në rrjetin social “X”, ku vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe theksoi rëndësinë e reformave.

“Jam e lumtur të nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ti po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është kyç. Duke ruajtur njëkohësisht një dialog të fortë me shoqërinë. Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë”, shkruan von der Leyen.

Postimi i presidentes së Komisionit Europian është rishpërndarë nga kryeministri Edi Rama në “X”, duke përcjellë kështu te ndjekësit e tij mesazhin e von der Leyen pas vizitës së saj në Tiranë. Top Channel