Beogradi do të mbështesë pavarësinë e Ukrainës dhe synon të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, është shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, por ai nuk bëri asnjë premtim për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, aleates së vjetër të Serbisë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd, e cila përfn të shtunën. Kjo është vizita e tij e parë që nga marrja e detyrës si president në vitin 2019, megjithëse bashkëshortja e tij, Olena, vizitoi Beogradin në vitin 2024. LEXO edhe...Zelensky: Qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar Vuçiç, i cili përballet me zgjedhje të parakohshme në muajt e ardhshëm, po përpiqet të ruajë një ekuilibër delikat midis aspiratës së Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve historike dhe ekonomike me Rusinë, shkruan Reuters. Beogradi dënoi pushtimin ushtarak të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, por ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Serbia gjithashtu mbetet e varur nga Rusia për pjesën më të madhe të gazit të saj. Vuçiç tha se Serbia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë territoret e pushtuara nga Rusia që nga viti 2014. Nga ana e saj, Ukraina ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, të cilën Beogradi e konsideron pjesë të Serbisë. “Ju nuk keni dëgjuar kurrë një fjalë të keqe për vendin tonë, as nga Volodymyr Zelensky dhe as nga dikush tjetër në Ukrainë, dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj miqve tanë ukrainas për këtë”, tha Vuçiç. Vuçiç tha se ishte skeptik se Serbia apo Ukraina do të arrinin një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, por Beogradi do të mbështesë përpjekjen e Kievit për t’iu bashkuar bllokut. Të dy, Vuçiç dhe Zelensky, thanë se të dy vendet dëshirojnë të përmirësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të përfjnë një marrëveshje të tregtisë së lirë deri në fund të vitit. Marrëveshja është thelbësore për përpjekjen e Serbisë për t’iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë dhe është një kusht paraprak për anëtarësimin e saj në BE. Ukraina e ka bllokuar atë që nga viti 2005 për shkak të kuotave dhe tarifave për sektorin e saj bujqësor. Zelensky tha se ai dhe Vuçiç diskutuan projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë ushqimore gjatë dimrit të ardhshëm në Ukrainë, e cila është goditur rëndë nga sulmet ruse ndaj objekteve energjetike. “Ne po zhvillojmë të gjitha format e bashkëpunimit që mund t’u japin njerëzve tanë ... më shumë qëndrueshmëri”, tha Zelensky. Kremlini e ka akuzuar disa herë Beogradin se i shet Ukrainës municione përmes ndërmjetësve. Beogradi ka mohuar se i ka furnizuar Ukrainës me municione, por ka thënë se ua ka shitur blerësve të tjerë në mbarë botën. Vuçiç tha se ai dhe Zelensky nuk diskutuan për bashkëpunimin ushtarak. Ora 15:40 Zelensky: Qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur më 2008, Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Prishtina po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.Ndërkaq, Vuçiç tha se me udhëheqësin ukrainas, shteti i të cilit po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ka biseduar për bashkëpunimin ushtarak.“Çfarë do të ndodhë kur të përfjë lufta, kjo është çështje tjetër”, tha Vuçiç, i cili e mirëpriti Zelenskyn në vizitën e parë zyrtare në Serbi. Share Ora 08:55 'I urova mirëseardhjen dhe nisëm bisedimet', Vuçiç shtron darkë për Zelensky-n në Beograd Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shtruar një darkë në nder të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Në një postim në Instagram, Vuçiç tha se i uroi mirëseardhjen Zelensky-t në Beograd dhe se darka ishte rasti i parë për të hapur bisedimet për temat që do të jenë në fokus të takimeve zyrtare.“Është kënaqësi të kem mundësinë të pres presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky, i cili për herë të parë ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Jam i bindur se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës, si edhe të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Vuçiç.Ai shtoi se gjatë darkës u diskutua edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa theksoi se pritja ishte një mundësi për t'u prezantuar mysafirëve fryma e Serbisë dhe një pjesë e traditës së vendit. Share U.D/P.J/ReportTv.al Volodymyr Zelensky beograd serbi aleksander vucic ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3348 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

