Lajme Zone
Vizita e kreut të CIA-s në Rusi, media: E paralajmëroi Putinin të mos sulmonte vendet e NATO-s
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vizita e kreut të CIA-s në Rusi, media: E paralajmëroi Putinin të mos sulmonte vendet e NATO-s

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë. Forcat ruse goditën një anije që transportonte pajisje ushtarake për në Ukrainë, në portin e Izmail.

Vizita e papritur e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë këtë javë dyshohet se kishte si një nga qëllimet kryesore paralajmërimin e Rusisë që të mos ndërmarrë ndonjë sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s. Sipas Wall Street Journal, Ratcliffe u përpoq të dekurajonte Moskën nga çdo veprim ushtarak kundër Aleancës, në një kohë kur agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësojnë se Rusia mund të jetë duke u përpjekur të “testojë” unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s. Paralajmërimi vjen pas vlerësimeve të reja të inteligjencës amerikane, sipas të cilave Vladimir Putin mund ta testojë vendosmërinë e NATO-s me një sulm të kufizuar kundër një vendi anëtar në vitet e ardhshme. LEXO EDHE:Negociatat për një armëpushim mes Ukrainës-Rusisë në ngërç, media: Putini po përgatitet për një përshkallëzim të luftës Politico gjithashtu e konfirmoi këtë lajm, duke cituar burime që u shprehën se Ratcliffe diskutoi gjithashtu për Iranin, duke i kërkuar Rusisë që të ndërpresë mbështetjen e saj ekonomike dhe ushtarake. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump e minimizoi rëndësinë e vizitës së Ratcliffe në Moskë, duke e cilësuar atë si “gjysmë rutinë”. Në një intervistë me komentatorin konservator Glenn Beck, Trump tha se qëllimi kryesor ishte diskutimi për luftën në Ukrainë. “Ne do të donim që lufta në Ukrainë të mbaronte”, deklaroi presidenti amerikan. Megjithatë edhe pas kësaj vizite, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë. Forcat ruse goditën një anije që transportonte pajisje ushtarake për në Ukrainë, në portin e Izmail. Lajm në përditësim… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: SHBA John Ratcliffe Rusi lufta ne ukraine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.7% Nuk e di 13% Vota total: 3069 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?