Edi Rama / Në një intervistë për spanjollen EL PAÍS, kryeministri shqiptar rrëfen marrëdhënien e tij me artin dhe shpjegon pse nuk ua shet veprat shqiptarëve apo njerëzve me interesa biznesi në Shqipëri, për të shmangur konfliktin e interesit. Një paradoks që bie në sy veçanërisht në një qeverisje ku akuzat dhe debatet për konfliktet e interesit kanë qenë të pranishme prej vitesh... Edi Rama duket se ka gjetur mënyrën e tij për t’i shpëtuar për pak çaste politikës. Kur nuk është në zyrën e kryeministrit, në mbledhje apo në konferenca, ai vizaton. Arti, sipas tij, është një mënyrë për ta “holluar helmin” e politikës dhe për t’u shkëputur nga presioni i përditshëm i pushtetit.
Në një intervistë për EL PAÍS, Rama flet gjatë për dy jetët e tij, atë të politikanit dhe atë të artistit. Ai është kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013, kryetar i Partisë Socialiste dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, por kur pyetet se si e përkufizon veten, përgjigjja e tij është e qartë: para së gjithash, si artist.
Rama studioi pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më vonë u bë pedagog aty. Sot veprat e tij ekspozohen në galeri në Nju Jork, Paris, Porto dhe Berlin. Në galerinë Société të Berlinit, ai sapo ka hapur ekspozitën Chrysalizing, ku paraqet skulptura të reja prej bronzi.
Kalimi nga piktura te skulptura ka ardhur, sipas tij, krejt natyrshëm. Ai nis me një pikturë, krijon me inteligjencën artificiale një model dixhital, e shndërron atë në një objekt përmes printimit 3D dhe më pas ndërhyn vetë me duar.
Por marrëdhënia e Ramës me artin ka lindur në një Shqipëri krejt tjetër. Në Akademinë e Arteve ku studioi gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, programi ishte i mbështetur te modeli sovjetik dhe realizmi socialist. Teknikisht, shkolla ishte solide, kujton ai, por liria artistike mungonte.
Në vitin 1986, kur përfi studimet, historia e artit në Akademi kishte mbetur te Gustave Courbet. Pas tij, studentët nuk shihnin më vepra, por dëgjonin leksione dhe kritika ndaj artistëve që regjimi i cilësonte të “degjeneruar”.
Në atë periudhë, Rama merrej edhe me basketboll dhe përfi në kombëtare. Por sporti kishte për të një rëndësi që shkonte përtej fushës së lojës. Ishte një nga rrugët e rralla për të dalë jashtë Shqipërisë.
“Doja të shihja një muze dhe piktura origjinale”, kujton ai. Një nga historitë që tregon është udhëtimi i tij në Vjenë në vitin 1984. Gjatë një ndalese, ai doli fshehurazi nga hoteli për të gjetur Muzeun e Historisë së Artit. Ishte nëntor, binte dëborë dhe ai nuk kishte as hartë. Eci duke pyetur njerëzit rrugës, derisa më në fund arriti te muzeu.
Por aty e priste një zhgënjim absurd. Muzeu ishte i mbyllur. “Të martën, mbyllur”, shkruhej në derë. Rama duhej të priste edhe pesë vjet për ta realizuar dëshirën. Në vitin 1989, gjatë një tjetër udhëtimi sportiv, ai vizitoi Kunsthalle Bremen.
Përballë një skulpture të Rodinit dhe një pikture të Pikasos, përjetoi atë që e përshkruan si një takim me “fantazmat” për të cilat kishte ëndërruar. Pas rënies së Perdes së Hekurt, në vitin 1994, Rama u zhvendos në Paris me një bursë në Cité Internationale des Arts.
Për disa vite jetoi si artist, duke shitur piktura, blerë bileta avioni dhe udhëtuar nga një vend në tjetrin. Por në vitin 1998 politika i trokiti në derë. Qeveria shqiptare i ofroi postin e ministrit të Kulturës.
Rama thotë se politika është një lloj tjetër krijimtarie. Në art punon me ngjyra, bojëra apo muzikë, ndërsa në politikë duhet të punosh me njerëzit. Dhe pikërisht kjo, sipas tij, është pjesa më e vështirë.
Tre vjet më vonë ai u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Qyteti, sipas kujtimeve të tij, ishte në gjendje të rëndë. Kishte vetëm 78 ndriçues rrugorë funksionalë, ndërtime pa leje kudo dhe një buxhet prej 6.3 milionë dollarësh.
Ishte në atë kohë kur ngjyrat hynë në mënyrë të fuqishme në punën e tij. Ndërhyrja në fasadat e ndërtesave të Tiranës u bë një nga shenjat më të dallueshme të mandatit të tij si kryebashkiak.
Kryeministri kujton se banorët kishin ndryshuar ndër vite ndërtesat ku jetonin. Kishin zmadhuar dritare, shtuar kate dhe mbyllur ballkone. Prandaj, sipas tij, nuk kishte më kuptim të flitej për “ngjyrat origjinale”.
“Deri atëherë kisha punuar vetëm bardhë e zi. Dhe pikërisht atëherë ngjyrat erdhën në tryezën time të punës, për t’i pikturuar pjesët e jashtme dhe për t’u dhënë jetë”,shton ai.
Ai pretendon se ndërhyrja ndikoi edhe në mënyrën se si qytetarët e shihnin hapësirën publike. Sipas tij, njerëzit nisën të paguanin më shumë taksa në zonat ku qyteti po investonte, sepse panë se paratë e tyre po përktheheshin në ndryshime konkrete.
Rama e lidh edhe sigurinë me pamjen e qytetit. “Bukuria dhe pastërtia e hapësirës publike mund të jenë më frikësuese se policia”, thotë ai. Në vitin 2013 erdhi posti i kryeministrit. Por arti nuk u zhduk nga jeta e tij. Përkundrazi, u zhvendos edhe brenda Kryeministrisë.
Rama vizaton gjatë mbledhjeve dhe konferencave. Nuk e quan këtë ndonjë teknikë të veçantë artistike dhe as përpjekje për të nxjerrë në sipërfaqe nënvetëdijen. E shpjegon në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: “E bëj sepse më bën të ndihem mirë. Është si kur duhet të pi çajra bimorë për migrenën. Është një mënyrë për t’u detoksifikuar, për ta holluar helmin e politikës...”. Skulpturë pa titull e Edi Ramës, e ekspozuar në oborrin e galerisë Société. Rama i zhvillon skulpturat e tij duke u nisur nga pikturat e veta. Foto: Samuel Aranda Por këtu shfaqet edhe një nga paradokset më interesante të rrëfimit të tij. Rama thotë se nuk ua shet veprat e tij shqiptarëve dhe as personave që kanë interesa biznesi në Shqipëri. Arsyeja, sipas tij, është e drejtpërdrejtë: nuk dëshiron që shitja e artit të tij të krijojë konflikt interesi me detyrën politike.
Galeritë me të cilat bashkëpunon duhet të kontrollojnë blerësit dhe të sigurohen se ata nuk kanë lidhje me punën e tij në politikë. Ky kujdes i deklaruar nga Rama për të shmangur konfliktin e interesit është njëkohësisht pjesa më pikante e intervistës, sidomos në një realitet politik shqiptar ku akuzat dhe debatet për konfliktet e interesit kanë shoqëruar prej vitesh qeverisjen e tij.
Në fund, Rama tregon edhe një episod nga takimet me liderë të huaj që kanë vizituar zyrën e tij. Muret janë të mbushura me vizatimet e tij dhe reagimet e mysafirëve janë nga më të ndryshmet.
Një prej tyre, thotë Rama, e pyeti se çfarë ishin gjithë ato vizatime dhe më pas nëse ai vërtet vizatonte në mur. Kur Rama i shpjegoi se vizatonte në tavolinë dhe më pas i kthente në dekorime muri, vizitori mbeti i hutuar.
Madje mendoi se hapësira mund të ishte një vend ku punonjësit linin fëmijët gjatë ditës. Rama e mbylli me një batutë që duket se e përmbledh më mirë se çdo gjë tjetër mënyrën se si e sheh veten. “Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë!”./Pamfleti nga EL PAÍSedi rama helmi i politikës migrena vizatimet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta, studiuesi i shquar i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare 27 Gusht 2026, 13:3813:38Kulture Pse Dolly Parton ishte kaq e rëndësishme për Amerikën? 26 Gusht 2026, 22:0822:08Kulture Ndahet nga jeta aktori i “Home Alone 2”, Tim Curry! 26 Gusht 2026, 18:0918:09Kulture Armiku i Demokracisë 26 Gusht 2026, 08:1008:10Kulture Shuhet zëri i “Jolene”, Dolly Parton ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare 25 Gusht 2026, 20:3720:37Kulture Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”: Banorët kundër projektit të rivitalizimit 24 Gusht 2026, 13:3413:34Kulture

