Viti i ri arsimor do të ketë në fokus edhe fëmijët në diasporë, të cilëve do t’u ofrohen 17 mijë tekste në gjuhën shqipe.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi përmes një videomesazhi se për vitin shkollor 2026–2027 janë parashikuar mbi 5700 paketa mësimore në diasporë.
Tekstet do të ofrohen për 15 shtete në Evropë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Bëhet fjalë për tekstet e përbashkëta “Gjuha shqipe" dhe "kultura shqiptare” për nivelin e parë, të dytë dhe të tretë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

