Lajme Zone
Berisha, me akuza: Censurë mediatike ndaj PD-së me urdhër të Ramës
PolitikëCNA

Berisha, me akuza: Censurë mediatike ndaj PD-së me urdhër të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot akuza se katër media kombëtare kanë censuruar pasqyrimin mediatik ndaj Partisë Demokratike.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se bëhet fjalë për një tirani mediatike nga qeveria ndaj opozitës.

Kryedemokrati theksoi në fjalën e tij nga selia blu se PD-së i është kushtuar vetëm 24.8% e kohës mediatike. “Tirania mediatike nga qeveria ndaj opozitës vijon në mënyrë të pandërprerë. Kohën ia kanë kushtuar glorifikimit të narkoshtetit. I detyrëon të shkemojnë çdo normë të mediave dhe të kalojnë në akte censure të opozitës. PD-së i kanë kushtuar 24.8%. E shikoni se çfarë skllavërie ka shkaktuar Rama mbi mediat kombëtare. Instrumente të narkoqëeverisë dhe oligarkisë për të mbuluar këtë shproporcion të përmasave që tejkalon çdo diktaturë autokratike. Përllogarit në favor të opozitës të gjitha lajmet, fake neës, komente, editorialet e puthadorëve të tij në këto media dhe të tjera”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.