Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Viti i ri akademik/ Rektori i “Luarasit”, Maks Haxhia mesazh studentëve: S’do të merrni vetëm një diplomë, por do të krijoni personalitetin tuaj


Universiteti “Luarasi” ka nisur vitin e ri akademik, ndërsa në ceremoninë e hapjes rektori Maks Haxhia u ka uruar mirëseardhjen studentëve dhe veçanërisht atyre që ulen për herë të parë në auditorët e universitetit.

Universiteti “Luarasi” ka nisur vitin e ri akademik, ndërsa në ceremoninë e hapjes rektori Maks Haxhia u ka uruar mirëseardhjen studentëve dhe veçanërisht atyre që ulen për herë të parë në auditorët e universitetit. Gjatë fjalës së tij, Haxhia theksoi se “Luarasi” nuk synon të jetë thjesht një institucion ku studentët pajisen me një diplomë, por një hapësirë ku ata formësohen profesionalisht dhe ndërtojnë personalitetin e tyre. Rektori u shpreh se katër fakultetet e universitetit do të kenë staf akademik të nivelit të lartë, ndërsa studentët do të kenë mundësi të zhvillohen në profesion dhe të përgatiten për sfidat e së ardhmes. Haxhia i ftoi studentët të mos kenë frikë të bëjnë pyetje apo të gabojnë, duke i inkurajuar të kërkojnë ndihmë dhe të bashkëpunojnë gjatë rrugëtimit të tyre akademik. Ai u kërkoi atyre që, përveçse profesionistë të mirë, të bëhen edhe njerëz të mirë dhe të udhëhiqen nga drejtësia. Në fund të fjalës së tij, rektori i “Luarasit” u uroi studentëve suksese në vitin e ri akademik, duke theksuar se rrugën drejt së ardhmes do ta ndërtojnë vetë, ndërsa universiteti do të jetë në krah të tyre. “Sot është një ditë e shënuar për të gjithë ata që hedhin hapin e parë në universitet, në publik apo privat. Për të hequr emocionet, pasi nuk është e lehtë për ju dhe ne, bashkëpunimi ynë është i gjatë. Për këdo që merr përsipër që të bëjë një përshëndetje, është privilegj. Ju uroj mirëseardhjen në Universitetin Luarasi. 4 fakultetet tona do të jenë me staf akademik të niveli më të lartë, të gatshëm që t’ju shërbejnë në çdo kohë. Universiteti nuk do të jetë vetëm vendi që do të merrni një diplomë, por të krijoni bindjen dhe personalitetin tuaj. Do të keni mundësi për t’u formësuar në profesione, për të krijuar modelin për të ardhmen tuaj, për jetën e provës dhe stabilitetin tuaj në profesion. Të gjithë studentët që kanë mbaruar Luarasin, kanë bashkëpunim jo vetëm institucion, por dhe bashkëpunim në jetën private. Gjatë qëndrimit në Universitet do të përballeni me shumë vështirë, por këto pasuri nuk duhet t’u stepin. Mos kini frikë të bëni pyetjet, të gaboni, por kini kurajo. Duam që të bëheni dhe të udhëhiqeni nga drejtësia. Bëhuni profesionistë të mirë, por mbi të gjitha njerëz të mirë. Nga Luarasi kanë dalë studentë të shkëlqyer, që kanë treguar se bazat në këtë Universitet kanë qenë në nivele më të larta, duke ecur në nivel botëror dhe në tregun e brendshëm. Mos nguroni të kërkoni ndihmë, të bashkëpunoni. Kur të largoheni nga “Luarasi” ne duam që mos të keni vetëm një diplomë, por bindjen që jeni më të mirë dhe më të përgatitur për të ardhmen. Rrugën do ta bëni ju para. Ne do na keni në krah. Ecni në këtë rrugë me disiplinë. Ju uroj suksese, të jeni bashkëpunues, të krijoni modelin tuaj. Suksese!”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Luarasi maks haxhia