Lajme Zone
Virozat mbushin Pediatrinë në Elbasan, rreth 100 fëmijë çdo ditë në urgjencë, mjekja: Të sëmurët të mos shkojnë në shkollë
Të tjeraReport TV

Virozat mbushin Pediatrinë në Elbasan, rreth 100 fëmijë çdo ditë në urgjencë, mjekja: Të sëmurët të mos shkojnë në shkollë

Mjekët japin disa këshilla për prindërit, ku më kryesorja është që fëmijët e sëmurë të mos frekuentojnë kopshtet dhe shkollat, në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infektimit.

Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën e Pediatrise së Elbasanit, si pasojë e virozes. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka bërë që të mbushet edhe urgjenca qendrore. Mjekët japin disa këshilla, ku me kryesorja është që femijet e sëmurë të mos frekuentojnë kopshtet e shkollat në menyre që të ndërpritet zinxhiri i infektimit. Virozat kanë shtuar ndjeshëm fluksin e pacientëve në Pediatrinë e Elbasanit. Çdo ditë paraqiten për vizitë rreth 100 fëmijë, ndërsa ka disa të shtruar në spital. Sipas pediatres Irena Palloshi kjo periudhë karakterizohet nga një ngarkesë e lartë virale dhe u bën apel prindërve të tregojnë kujdes. LEXO edhe...Elbasan/ Shtëllunga tymi të zi mbi qytet, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin (VIDEO) “Me uljen e temperaturave dhe fillimin e shkollës, numri i paraqitjeve është rritur. Kemi gjithsej rreth 100 paraqitje në 24 orë. Kryesisht vijnë fëmijë me virozën dorë-këmbë-gojë, por edhe fëmijë me temperaturë të lartë. U bëjmë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm në dhënien e shurupeve, sipas dozimit dhe orarit të përcaktuar nga mjekët ose farmacistët”- shprehet pediatrja. Gjithashtu, ajo bën me dije se fëmijët me temperaturë dhe simptoma të tjera duhet të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi dhe të shmangin ambientet shkollore, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. “Do të ishte mirë që fëmijët që kanë temperaturë, rrufë dhe kollë të mos paraqiten në shkollë, në mënyrë që të mos bëhen burim infeksioni për fëmijët e tjerë. Edhe familjarët duhet të tregojnë kujdes në kontaktet me njëri-tjetrin.”-shtoi ajo. Për rastet që nuk paraqesin urgjencë, prindërit këshillohen t'i drejtohen fillimisht mjekut të familjes. Gjithashtu, rëndësi ka ushqyerja dhe veshja. “Nëse fëmija ka vetëm temperaturë dhe gjendja përmirësohet, është një situatë që mund të tolerohet. Por nëse fëmija është i lodhur, ka vështirësi në frymëmarrje, nuk arrin të ushqehet mirë ose është i zbehtë, duhet të paraqitet në spital si dhe të kenë kujdes me veshjen e fëmijëve.”-thekson ajo. Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Urgjencën e të Rriturve, ku më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga sëmundje kronike. A.C/ReportTv.al Irena Palloshi virozat Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51% Jo 40.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 490 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?