Lajme Zone
Vinicius drejt largimit nga Reali? Në Angli japin lajmin e bujshëm: Arrihet marrëveshja mes yllit brazilian dhe gjigantit të Premier League
SportTop Channel

Vinicius drejt largimit nga Reali? Në Angli japin lajmin e bujshëm: Arrihet marrëveshja mes yllit brazilian dhe gjigantit të Premier League

Arsenali mësohet se ka arritur një marrëveshje paraprake për kushtet personale me sulmuesin brazilian Vinicius Jr, duke shtuar spekulimet për një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

Arsenali mësohet se ka arritur një marrëveshje paraprake për kushtet personale me sulmuesin brazilian Vinicius Jr, duke shtuar spekulimet për një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere. Sipas llogarisë së njohur në rrjetin X, Hand of Arsenal, klubi londinez ka rënë dakord në parim me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa agjencia Roc Nation, që menaxhon interesat e Vinicius Jr, pritet të nisë negociatat me Real Madridin me një ofertë shumë të lartë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Arsenal, Real Madrid apo vetë lojtari për një marrëveshje të tillë.

Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, por raportimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij. Së fundmi është bërë e ditur se trajneri i ri i madrilenëve, Jose Mourinho, dëshiron ta mbajë brazilianin në skuadër, pavarësisht situatës së kontratës.

Ndërkohë, Real Madridi është pranë transferimit të talentit Yan Diomande nga RB Leipzig, por burime pranë klubit kanë mohuar se afrimi i tij lidhet me një largim të mundshëm të Vinicius Jr.

Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të qartë se synimi i klubit është të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë për të konkurruar për trofetë më të rëndësishëm. Krahu i majtë i sulmit konsiderohet një nga pozicionet që “Topçinjtë” synojnë ta përforcojnë, veçanërisht pas largimit të Leandro Trossard dhe pasigurive rreth së ardhmes së Gabriel Martinelli. Top Channel