Një aksident është raportuar në një minierë në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë në Tërnovë, në njësinë administrative Zerqan.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një person të vdekur. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Top Channel

