Lajme Zone
‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo,  90 mijë tifozë presin Haaland dhe skuadrën
SportJOQ Albania

‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë tifozë presin Haaland dhe skuadrën

Pavarësisht eliminimit në çerekfinalet e Kupës së Botës nga Anglia, Kombëtarja e Norvegjisë u prit si një ekip fitues në kthimin e saj në Oslo. Rreth 90 mijë tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar ecurinë historike të skuadrës skandinave në turne.

Në sheshin përpara Pallatit Mbretëror u zhvillua edhe koreografia e famshme "Viking Row", e cila u drejtua nga princi trashëgimtar Haakon. Ai i ra tamburit, ndërsa mijëra tifozë iu bashkuan atmosferës festive.

"Është e pabesueshme të shohësh gjithë këtë mbështetje. Të ndjesh se i gjithë vendi është në krahun tonë është diçka e jashtëzakonshme", u shpreh kapiteni Martin Ødegaard për televizionin publik norvegjez NRK.

Pas mbërritjes në aeroport, futbollistët hipën menjëherë në autobusin që i transportoi drejt Pallatit Mbretëror. Gjatë gjithë itinerarit ata u përshëndetën nga mijëra tifozë të veshur me fanellat e kombëtares dhe duke valëvitur flamujt e Norvegjisë.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe Erling Haaland, i cili zbriti nga avioni duke mbajtur me vete një "Whiskey Raccoon", një rakun të balsamosur me një shishe uiski në dorë, një objekt që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Sulmuesi mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga mbreti Harald për të nderuar kombëtaren, por nuk ishte i pranishëm në festimet e zhvilluara më pas në sheshin kryesor të Oslos.