Lajme Zone
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon rezistenca! Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar mjetet e policisë


Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës.

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës. Të rinjtë po vijojnë marshimin përgjatë Unazës në drejtim të Nyjës së Zogut të Zi, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së. Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit kanë filluar të vendosin barriera dhe barrikada të imrpovizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb