Lajme Zone
Protestat në Shqipëri/ “Duhet angazhim me protestuesit, dhuna të ndalojë” – Kreu i OKB për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk: Të merren masa për adresimin e shqetësimeve të tyre!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Shqipëri/ “Duhet angazhim me protestuesit, dhuna të ndalojë” – Kreu i OKB për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk: Të merren masa për adresimin e shqetësimeve të tyre!

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar zyrtarisht lidhur me përshkallëzimin e tensioneve dhe përdorimin e forcës gjatë protestave në Shqipëri, mes vendeve të tjera. Përmes një deklarate publike, Türk ka dënuar aktet e dhunës dhe i ka bërë thirrje drejtpërdrejt autoriteteve dhe palëve të përfshira për të ndalur përplasjet në rrugë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar zyrtarisht lidhur me përshkallëzimin e tensioneve dhe përdorimin e forcës gjatë protestave në Shqipëri, mes vendeve të tjera. Përmes një deklarate publike, Türk ka dënuar aktet e dhunës dhe i ka bërë thirrje drejtpërdrejt autoriteteve dhe palëve të përfshira për të ndalur përplasjet në rrugë. UN Human Rights Chief @volker_turk says the mass protests across Albania, Belgium, France, Italy and Portugal are raising human rights concerns.

“I condemn all acts of violence, and call on all of those involved to reduce tensions and prevent further violence. The best and only way forward is inclusive and safe dialogue.”

— UN Human Rights (@UNHumanRights) October 20, 2026 Kreu i OKB-së për të drejtat e njeriut nënvizoi se zgjidhja e krizës nuk mund të arrihet përmes represionit, por përmes dëgjimit të shqetësimeve themelore të rinisë dhe qytetarëve: “Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.” Türk u ndal veçanërisht te përgjegjësia e shtetit për t’iu përgjigjur kërkesave ekonomike e sociale të protestuesve:

“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë.”

Reagim i Shefit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk:

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt. Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb