Lajme Zone
Nuk ndalen tensionet, policia tjetër 'aksion' në bulevard; në terren fadroma dhe ujëhedhëset e reja
PolitikëPamfleti

Nuk ndalen tensionet, policia tjetër 'aksion' në bulevard; në terren fadroma dhe ujëhedhëset e reja

Policia ka reaguar me një ndërhyrje të re për të shpërndarë demonstruesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse. Këtë herë, në aksion janë përfshirë dy mjetet e reja që policia i ka nxjerrë sot në terren.

Situata në bulevard Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer sërish në skenë përplasjesh. Vetëm pak kohë pasi policia kishte shpërndarë turmën dhe kishte nisur patrullimet në rrugët e kryeqytetit, disa protestues janë rikthyer përpara Kryeministrisë. Nuk kanë të ndalur tensionet në qendër të Tiranës. Pas një ndërhyrjeje policore që e la përkohësisht bosh bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa protestues janë rikthyer sërish përpara Kryeministrisë, duke sjellë një tjetër përballje me forcat e rendit.

Policia ka reaguar me një ndërhyrje të re për të shpërndarë demonstruesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse. Këtë herë, në aksion janë përfshirë dy mjetet e reja që policia i ka nxjerrë sot në terren. Bëhet fjalë për dy automjete ujëhedhëse me përmasa më të vogla se ato që janë përdorur gjatë ditëve të mëparshme të protestës. Mjetet e reja i shtohen kapaciteteve të policisë për ndërhyrje në rrugët e kryeqytetit dhe po përdoren tashmë për shpërndarjen e grupeve të protestuesve. Ndërkohë paralelisht kanë dalë dy fadroma për largimin e gurëve nga bulevardi. Rikthimi i demonstruesve në bulevard ka ndodhur vetëm pak pasi policia kishte marrë kontrollin e zonës përpara Kryeministrisë. Pas ndërhyrjes së mëparshme, në bulevard kishin mbetur disa kordonë policorë, ndërsa efektivët kishin nisur patrullimet në rrugët përreth dhe shoqërimin e personave në komisariat. Por qetësia ka zgjatur pak. Me rikthimin e protestuesve, forcat e rendit kanë ndërhyrë sërish, duke përdorur ujëhedhëset e reja dhe gazin lotsjellës për t'i larguar nga zona. Gjatë mbrëmjes së kësaj të marte, bulevardi është zbrazur dhe mbushur disa herë. Protestuesit janë shpërndarë pas ndërhyrjeve policore, por grupe të tyre janë rikthyer vazhdimisht përpara Kryeministrisë, duke e kthyer këtë zonë në një nga pikat kryesore të tensioneve.

Më herët, përplasjet u shtrinë edhe në Sheshin Skënderbej, ku policia ndërhyri me qindra efektivë, gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse, ndërsa demonstruesit u përgjigjën me fishekzjarrë. Tensione pati gjithashtu në Rrugën e Durrësit dhe pranë Ministrisë së Arsimit.

Në ditën e tetë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, policia po përdor edhe mjetet e reja ujëhedhëse për të kontrolluar situatën. Megjithatë, rikthimi i vazhdueshëm i grupeve të protestuesve në bulevard ka sjellë ndërhyrje të njëpasnjëshme dhe tensione që vijojnë edhe në orët e mbrëmjes.protesta screenshot 33 screenshot 29 screenshot 32 screenshot 31 screenshot 30 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zbrazet bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, nisin patrullimet në rrugët e Tiranës dhe shoqërimet 20 Tetor 2026, 20:5020:50Aktualitet Parisi digjet, Tirana përplaset, Moska propagandon/ Çfarë po ndodh me Europën? 20 Tetor 2026, 20:4020:40Aktualitet Molotovë pranë Katedrales Ortodokse, protestuesit bllokojnë rrugën “Myslym Shyri” 20 Tetor 2026, 20:2420:24Aktualitet Bulevardi kthehet në arenë përleshjesh, vajzat përballen fizikisht me policinë; nisin arrestimet (Video) 20 Tetor 2026, 20:0720:07Aktualitet Qetësohet situata, protestuesit mblidhen sërish në bulevard 20 Tetor 2026, 19:4719:47Aktualitet Rama nxjerr fadromat për të pastruar gurët para Kryeministrisë 20 Tetor 2026, 19:2719:27Aktualitet