Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë. Pas grumbullimit në zonën e Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit në protestë kanë vendosur të zhvendosin tubimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu aksionin e tyre protestues. Marshimi vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet, ku studentët dhe qytetarët kanë ngritur një sërë kërkesash ndaj qeverisë, mes tyre edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit vijojnë lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, me destinacion godinën e Kryeministrisë, ku pritet të vazhdojë tubimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
