Lajme Zone
PolitikëReport TV

Vijon protesta në Lezhë dhe Mirditë, dëmtojnë sinjalistikën rrugore dhe djegin goma në rrugë! Gurë dhe molotov në Bashkinë Kurbin! (VIDEO)


Një grup protestuesish në Lezhë dhe në Mirditë kanë marshuar në qytet me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin! Gjatë marshimit, protestuesit në Lezhë kanë tentuar të futen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhet edhe Bashkia, por janë penguar nga forcat e Policisë. Disa pr

Një grup protestuesish në Lezhë dhe në Mirditë kanë marshuar në qytet me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin! Gjatë marshimit, protestuesit në Lezhë kanë tentuar të futen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhet edhe Bashkia, por janë penguar nga forcat e Policisë. Disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe ndezën zjarre, duke përshkallëzuar tensionet. Ndërkohë në Mirditë protesta është zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik të cilët shihen duke djegur goma në rrugë. Share Ora 11:46 Protestuesit në Korçë vijojnë marshimin mes thirrjeve 'Bashkohuni me ne' dhe 'Rama ik' (VIDEO) Protestuesit kanë marshuar sot edhe në Korçë të cilët janë drejtuar gjimnazeve të qytetit me synimin për të përfshirë edhe protestuesit të tjerë.Ata u kanë bërë thirrje që t’u bashkohen, duke kërkuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të protestuesve.Marshimi vijon mes thirrjeve “Bashkohuni me ne” dhe “Rama ik”. Share Ora 11:16 Protestat në Rubik dhe Kurbin, protestuesit pa maska bllokojnë rrugën! Sulmohet Bashkia me gurë dhe molotovë (VIDEO) Protestuesit kanë marshuar edhe në Rubik dhe Kurbin, të cilët kanë bllokuar rrugën hyrëse pranë urës në Rubik, që lidh qytetin me Rrugën e Kombit.Situata është përshkallëzuar pranë Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe molotovë.Protestuesit janë shfaqur pa maska, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar. Share Lajmi kryesor: LIVE TV - Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, pas akteve vandale! Protesta nis me këngë e me valle A.C/ReportTv.al proteste Lezhe mirdite Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6671 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?