Lajme Zone
Vijon protesta dhe sot, të rinjtë mblidhen sërish në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon protesta dhe sot, të rinjtë mblidhen sërish në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot.

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot. Protesta e radhës pritet të zhvillohet në Ministrinë e Arsimit, rreth orës 14:00, ku do të ketë dhe nisjen e saj, ndërkohë pritet për tu parë se si do të shpërndahet më pas tubimi. Gjatë protestës së djeshme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë, disa persona u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore, teksa rasti më i komplikuar dhe i rëndë sipas bluzave të bardha, ishte 28-vjeçari nga Elbasani Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy gjatë protestës.