Lajme Zone
Vijon hakmarrja ndaj Edit Xhajankës/ “Tano Karidi” i UMT-së nuk dorëzohet, kërkon rivotim pas dështimit në Senat
PolitikëPamfleti

Vijon hakmarrja ndaj Edit Xhajankës/ “Tano Karidi” i UMT-së nuk dorëzohet, kërkon rivotim pas dështimit në Senat

Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, vendimi për përjashtimin e Xhajankës nuk mori votat e nevojshme në Senat, duke i dhënë një goditje procesit të nisur ndaj saj.

Xheladin Draçini dhe Edit Xhajanka Pas dështimit të votimit në Senat për vendimin e përjashtimit të Edit Xhajankës, kërkohet që çështja të hidhet sërish në votim. Në qendër të përplasjes është vendimi i Komisionit të Etikës, i përbërë nga tre mjekë të cilësuar si miq të rektorit Xheladin Draçini, ndërsa rivotimi kundërshtohet si shkelje e Rregullores së funksionimit të Senatit. Ka dështuar në Senatin Akademik tentativa për përjashtimin e profesoreshës Edit Xhajanka, shefe departamenti, pedagoge prej 35 vitesh dhe dy herë ish-dekane e Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, vendimi për përjashtimin e Xhajankës nuk mori votat e nevojshme në Senat, duke i dhënë një goditje procesit të nisur ndaj saj.

Në qendër të kësaj historie qëndron rektori Xheladin Draçini (i njohur dhe si "Tano Karidi" i UMSH) dhe komisioni i Etikës që ka trajtuar çështjen e Xhajankës. Komisioni përbëhet nga tre mjekë që janë miq të rektorit, ndërsa përbërja e tij është kundërshtuar si nepotike dhe e papërshtatshme për të garantuar një proces të paanshëm ndaj pedagoges.

Por dështimi i votimit nuk e ka mbyllur përplasjen.

Pas pamundësisë për të marrë votat e nevojshme, kërkohet të ribëhet votimi për vendimin e përjashtimit të Edit Xhajankës, të marrë nga Komisioni i kapur nga miqtë e rektorit. Kjo lëvizje bie ndesh me Rregulloren e funksionimit të Senatit, pasi synon të rikthejë për votim një vendim që nuk arriti të miratohej. Presion dhe hakmarrje institucionale në UMT, riorganizohet komisioni ad hoc kundër Edit Xhajankës 4 Shtator, 18:59 Më 1 shtator, Rektori Prof. Xheladin Dracini riorganizoi komisionin ad hoc, duke rihapur fushatën goditëse ndaj ish-Dekanes. Kjo përndjekje buron nga një seri denoncimesh zyrtare e të dokumentuara që Prof. Xhajanka, në cilësinë e saj si Përgjegjëse Departamenti, anëtare e Senatit Akademik dhe drejtuese e FMD-së për tetë vite, ka paraqitur brenda dhe jashtë UMT-së me transparencë të plotë.

Në vend që këto denoncime të vinin në lëvizje mekanizmat e kontrollit të brendshëm për të ndrequr shkeljet, reaksioni i drejtuesve u kthye në kahun e kundërt: shpikjen e masave penalizuese ndaj vetë sinjalizueses.

Me propozime të Dekanes Silvana Bara dhe me miratimin e Rektorit Dracini, u orkestrua përpjekja për shkarkimin e saj nga detyra dhe largimin nga UMT përmes ngritjes së komisionit ad hoc, i cili mbështetet në relacione të përgatitura me nxitim dhe, sipas burimeve brenda Senatit, të mbushura me dezinformime.

Pra Prof. Edit Xhajanka nuk po përballet me një procedurë të zakonshme administrative, por me një fushatë të orkestruar presionesh të përditshme psikologjike dhe diskriminimi. /Pamfleti ‘Tano Karidi’ i Mjekësisë luftë me letra anonime, Xheladin Draçini nis "gjuetinë e shtrigave" ndaj Prof. Edit Xhajankës

25 Korrik, 16:16 edit xhajanka dracini Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në Vlorë, flakët përfshijnë tokat bujqësore 29 Shtator 2026, 12:3712:37Aktualitet “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”/ Zbardhet skema për të mashtruar Armand Dukën, të arrestuarit dëshmi kontradiktore 29 Shtator 2026, 12:1712:17Aktualitet Bojkoti i avokatëve prek gjyqin ndaj Veliajt, GJKKO vendos gjoba dhe pezullon afatet e paraburgimit 29 Shtator 2026, 11:2811:28Aktualitet Ilir Proda, pas shkarkimit u punësua 'ekspert' te kompania e armëve e Ron Yeffet: SPAK i bllokon pasaportën për lidhjet me krimin 29 Shtator 2026, 11:1111:11Aktualitet Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti këtë të martë 29 Shtator 2026, 07:2807:28Aktualitet Dokumentet sekrete të ’44/ Çfarë u shkruante Mbreti Zog mbështetësve të tij në Shqipëri 29 Shtator 2026, 07:1907:19Aktualitet