Lajme Zone
Vijon bojkoti i pjesshëm i mësimit në universitetet e Vlorës
Të tjeraEuronews Albania

Vijon bojkoti i pjesshëm i mësimit në universitetet e Vlorës

Në Vlorë, mësimi vijon normalisht në orët e para të mëngjesit, pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore. Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur t’i bashkohen bojkotit, në kuadër të protestës studentore.

Në Vlorë, mësimi vijon normalisht në orët e para të mëngjesit, pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore. Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur t’i bashkohen bojkotit, në kuadër të protestës studentore. Pas orës 11:00 pritet të ketë një grumbullim të studentëve pranë rektoratit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ata do të organizohen për të vijuar protestën. Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen pranë fakulteteve, ku po marrin masa paraprake për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.