Lajme Zone
Vijon beteja me zjarret në Mallakastër, situata përmirësohet, por era rrezikon riaktivizimin e flakëve
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon beteja me zjarret në Mallakastër, situata përmirësohet, por era rrezikon riaktivizimin e flakëve

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për neutralizimin e flakëve në disa zona të Mallakastrës.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për neutralizimin e flakëve në disa zona të Mallakastrës. Aktualisht, situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura.

Megjithatë, pasditja mbetet vendimtare, pasi era e fortë që përfshin zonën gjatë orëve të pasdites rrit rrezikun e riaktivizimit dhe përhapjes së vatrave të zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve. Top Channel