Edhe në këto ditë vere, aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shihen fadromat duke liruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje në një zonë të kryeqytetit.
“Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ky aksion ka nisur prej muajsh në të gjithë vendin, e duket se do të vijojë ende deri në lirimin e plotë të zaptimit të hapësirave publike nga bizneset. Top Channel

