Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare në Kuvend ndërsa protestuesit prej dy orësh janë mbledhur në protestë. Ata shihen teksa hedhin vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve të cilët po mbërrijnë në ambientet e Kuvendit. Protestuesit gjithashtu kanë hedhur vezë dhe domate ndaj policisë të cilët më pas janë kundërpërgjigjur me ujë. Kjo ka sjellë për disa minuta shpërndarjen e protestuesve të cilët më pas janë rimbledhur para Kuvendit. Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë
