Lajme Zone
Vidhte në makina dhe biçikleta, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vidhte në makina dhe biçikleta, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kishte kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të qytetit.

Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kishte kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të qytetit. Operacioni policor i koduar “Shëtitësi” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të qytetarëve dhe punës hetimore për identifikimin e autorit. Në pranga u vu shtetasi Fatos Arifi 56 vjeç, banues në Durrës. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe dy biçikleta. 56-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.