Murrizi Shyqyr që u kënaq populli me video pornografike, perverse, orgjie të një tufe njerëzish pa moral të kësaj shoqërie dhe kaq “mjafton” që të harrohen të gjitha zullumet e kësaj Qeverie. A mbaruan videot pornografike?
A u kënaq populli??
A u harrua radari i Vlorës?
Po çështja e Gysit, e Ron çifutit e KAYOS që prodhon mender mut se armë jo e jo, a u harrua??
Po dy anijet nga Bangladeshi që marrin 100 milion euro pa i ndezur kurrë e paguhen si gjenerator a u harruan??
Po 100 milion euro të AZHBR dhe Frida Krifca që hajdari i SPAKUT e mban dosjen në sirtar a u harrua??
Po 15 miliard eurot që kompania BANKERS PETROL ju ka vjedhur shqiptarëve prej vitit 2004 duke ndarë qindra miliona euro me qentë e pushtetit në këto 22 vjet a u harrua???
Po 430 milion euro të inceneratorit të Tiranës që paguhen çdo muaj tek llogaritë e personave që gjoja SPAKU i leshit i ka shpallur në kërkim por nuk jua pengon milionat t’u shkojnë në llogari a u harrua???
Po 450 milion eurot e koncesioneve të shëndetësisë të Klod Allajbeut e Jani Karathanasit meqenëse Beqaj doli nga burgu a u harruan???
Po për gjyqin e famshëm të Gërdecit që ka 5 vjet që tallin trapin duke e zvarritur a e harruat???
Po tenderat e tunelit të Llogarasë, të Rrugës së Arbrit, të Unazës së Tiranës, të rrugës Qukës-Qafë Plloçë e shumë tendera të tjerë, a u harruan?
Po Linda e AKSHI-t dhe qindra milionat e eurove që ja jepte Gysit dhe Ermal Beqirit a u harruan??
Po parajsa fiskale e parkut Durana ku janë regjistruar afro 100 biznese si në parajsë fiskale dhe parku nuk ekziston fare por kullosin gomarët dhe hajdutët e tatimeve të Binajt me gjithë gjobaxhinjtë e hetimit tatimor që përdoren si qen nga oborrtarët e pushtetit për të vënë “gjoba” heshtin si të dhjerë a u harruan?
Po Sazani, Zvërneci, Rrjolli, Thethi dhe mijëra hektarë prona të Shqiptarëve që pushtat e pushtetit ju kanë dhënë falas një grushti biznes-qenesh, a u harruan??
E pra, më në fund shyqyr që u kënaq populli me video pornografike, perverse, orgjie të një tufe njerëzish pa moral të kësaj shoqërie dhe kaq “mjafton” që të harrohen të gjitha zullumet e kësaj Qeverie.
Kur të ketë skandale të tjera nga hajdutët e pushtetit që fikin radarin prapë do të gjenden video të tjera që ndezin hajdarin dhe çdo gjë harrohet. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum SPAK, korrupsioni dhe reagimi i Ramës 3 Tetor 2026, 10:2210:22Forum Cinizmi ynë i performancës 2 Tetor 2026, 22:4422:44Forum Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi! 2 Tetor 2026, 21:1021:10Forum Elon Musk, IA dhe bioteknologjia: Pentagoni përgatit luftën e së ardhmes 2 Tetor 2026, 17:3817:38Forum Autokrati në epokën e Inteligjencës Artificiale: Si teknologjia fuqizon por dhe rrezikon diktatorët 2 Tetor 2026, 13:4813:48Forum Nga Belfasti në Ballkan: Konfliktet e ngrira që po e kërcënojnë ende paqen në Evropë 2 Tetor 2026, 13:1513:15Forum

