Lajme Zone
Zhbllokohet ndeshja në Finlandë, Shqipëria në avantazh (Video)
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zhbllokohet ndeshja në Finlandë, Shqipëria në avantazh (Video)

Kuqezinjtë e Rolando Maranit e kanë nisur Ligën e Kombeve me ritmin e duhur. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas suksesi 3-0 në transfertë me San Marinon e kanë ngjitur Shqipërinë në krye me pikë të plota. Finlanda është pas saj me 4 pikë, pas fitores 7-0 ndaj San Marinos dhe barazimit 0-0 me Bjellorusinë. Kjo do të thotë se sfida e Helsinkit nuk është thjesht një tjetër 90-minutësh.

Finlandë-Shqipëri Festë kuqezi në Helsinki. Shqipëria zhbllokon shifrat brenda 4 minutave me Rey Manaj. Zhbllokohet ndeshja në Finlandë, Shqipëria në avantazh në minutën e 4. Krosoi Asllani nga këndorja dhe Manaj shënoi pas goditjes me kokë. Kuqezinjtë e Rolando Maranit e kanë nisur Ligën e Kombeve me ritmin e duhur. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas suksesi 3-0 në transfertë me San Marinon e kanë ngjitur Shqipërinë në krye me pikë të plota. Finlanda është pas saj me 4 pikë, pas fitores 7-0 ndaj San Marinos dhe barazimit 0-0 me Bjellorusinë. Kjo do të thotë se sfida e Helsinkit nuk është thjesht një tjetër 90-minutësh.

Është një përballje direkte mes dy skuadrave që aktualisht mbajnë dy vendet e para të grupit. Një rezultat pozitiv do t’i jepte Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në garën për kreun, ndërsa një fitore do ta forconte ndjeshëm pozicionin e saj përpara ndeshjeve të mbetura. Dhe këtu rikthehet sërish Helsinki. Atëherë, Shqipëria zgjodhi të mos firmoste. Sot, në të njëjtin qytet, futbolli shqiptar ka një tjetër dokument për të firmosur, kryesimin e grupit. Sigurisht, nuk është një traktat. Nuk është politikë. Nuk është histori e përsëritur. Është futboll.

Por futbolli ka mënyrën e vet për të krijuar simbole. Shqipëria ka ardhur deri këtu me gjashtë pikë dhe pa pësuar gol në dy ndeshjet e para. Finlanda ka gjithashtu një bilanc mbrojtës perfekt, me shtatë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Kështu që sonte pritet një duel ku detajet mund të vendosin shumë.

Kuqezinjtë nuk kanë nevojë të mendojnë për historinë gjatë 90 minutave. Historia mund të mbetet në titullin e gazetës. Në fushë duhet të jetë vetëm përqendrimi, karakteri dhe kërkimi i rezultatit. Sepse Helsinki, këtë herë, nuk është qyteti ku Shqipëria refuzon të firmosë. Është qyteti ku Shqipëria ka mundësinë të firmosë kreun e grupit.

Finlandezët janë ekipi më i fortë në letër dhe i favorizon jo pak fakti që luajnë në shtëpi në kushte atmosferike që ato janë të mësuar dhe të përshtatur shumë mirë.

Nga ana tjetër, Kombëtarja jonë shkon si kryesuese e grupit dhe luan për të ruajtur pozitat në vendin e parë pas fitoreve me Bjellorusinë dhe San Marinon. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Straton sfida Finlandë-Shqipëri, kuqezinjtë në Helsinki për të “firmosur” kreun 3 Tetor 2026, 15:0315:03Sport Maran përzien sërish “kartat”, zbulohet formacioni i Shqipërisë për sfidën me Finlandën 3 Tetor 2026, 14:0514:05Sport Maran befason me vendimet para Finlandës, tre kuqezinj në tribunë 3 Tetor 2026, 13:4413:44Sport Shqipëria sfidon “big”-ët, ndeshja me Finlandën bëhet më e ndjekura e vitit 3 Tetor 2026, 11:5711:57Sport Shqipëria luan “finalen” e grupit në Helsinki, fitorja ndaj Finlandës hap rrugën për arratisjen 3 Tetor 2026, 11:4111:41Sport Verstappen merr pole position, Hamilton rikthehet në vijën e parë; Mercedes zhgënjen pas paketës së re 3 Tetor 2026, 11:2011:20Sport