Lajme Zone
Videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA fshihen 45 materiale nga Tik Tok
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA fshihen 45 materiale nga Tik Tok

Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen e tyre nga platformat digjitale.

Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen e tyre nga platformat digjitale. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, deklaron se pas apelit në Top Channel, reagimi ka qenë i menjëhershëm. “Pas apelit publik që u bë nga emisioni Tech Talk, ne në fakt patëm fluks ankesash, të cilat vinin nga qytetarë, nga artistë të prekur, edhe nga shoqëri civile, nga disa organizata”, u shpreh kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. LEXO EDHE:Videot intime me kompozitorin, Eli Fara reagon sërish: Adi Hila i bëri për t’u mburrur te shokët Statistikat tregojnë se numri i ankesave për këtë rast është gati sa gjysma e totalit të raportimeve që kanë ndërmarrë gjatë vitit 2026. Mes dhjetëra ankesave, nëpërmjet bashkëpunimit me TikTok janë arritur të bllokojnë 45 linqe në TikTok. “Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit kemi administruar në institucion 326 ankesa, nga të cilat 140 janë gjetur në shkelje dhe platforma ka hequr 112, për rastin në fjalë vetëm gjatë kësaj jave janë përpunuar 54 ankesa, të gjitha në shkelje të legjislacionit dhe kodit të transmetimit, edhe për këtë arsye i jemi drejtuar TikTok-ut, që ka hequr deri në momentin që flasim 45 të tilla dhe 9 të tjera janë ende në shqyrtim”, tha Krasniqi. Ndonëse ka boshllëk ligjor për monitorimin e platformave digjitale, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë nismë vullnetare në bashkëpunim me TikTok-un për fshirjen e materialeve të papërshtatshme në cenim të privatësisë, që shkaktojnë bullizëm apo fenomene të rënda sociale, ndaj fton për ankesa në ama.gov.al./TCH Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Armela Krasniqi Autoriteti i Mediave Audiovizive videot intime te artisteve tiktok Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4198 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?