Skandali i videove intime që po qarkullojnë prej ditësh ka nxjerrë në pah një problem që shkon përtej personazheve të showbizit dhe artit që shfaqen në to: Shqipëria nuk ka sot një mekanizëm të shpejtë për të ndalur përhapjen e materialeve private në internet, ndërsa legjislacioni aktual e ka të vështirë të ndjekë zinxhirin e personave që i shpërndajnë. Ky ishte një nga përfundimet e debatit në "Sot Live në Shqipëri" në Report TV me pedagogen dhe aktivisten e të drejtave të njeriut Elsa Ballauri, aktivisten Zhaklin lekatari, avokatin Rei Peçi dhe drejtuesin e Acromax në Shqipëri Aldor Nini. I pyetur nëse duhej të kishte një reagim më të fortë të institucioneve Aldor Nini tha se materialet po raportohen dhe bllokohen në Instagram, TikTok, Facebook dhe YouTube, por ndërhyrja sot është e kufizuar. Sipas tij, përgjegjësinë e parë për një reagim të shpejtë duhej ta kishin institucionet me masa e ligje si në vendet e tjera të botës. LEXO EDHE:'Denonconi Adi Hilën'/ Lekatari apel grave në videot intime të kompozitorit: Nëse nuk e dinit se po filmoheshit, gjeni forcën të flisni "Ne po i bllokojmë, por në mënyrë primitive. Duhej të ishin bllokuar nga shteti, nga policia. Do të duhej të merreshin masa e të kishte ligje që e mundësojnë këtë. Në shumicën e shteteve këto masa e ligje ekzistojnë, por tek ne jo", tha Nini. Një zgjidhje është propozuar, por ende nuk është ligj tha ai. Nini tregoi se në Ministrinë e Drejtësisë është depozituar një projekt që parashikon një urdhër të përkohshëm për ndërhyrje të shpejtë. "Ne kemi punuar për një projektligj që është urdhër i përkohshëm që na mundëson marrjen e masave të shpejta brenda 72 orëve. Është i depozituar tek Ministria e Drejtësisë dhe po punohet. [...] Nëse do kishim një ligj për urdhrin e përkohshëm, mund të merrej një vendim që detyronte META-n t'i bllokonte brenda natës. Ne mund të kapemi vetëm me të drejtat e autorit dhe në rastin konkret ato janë dytësore. Nëse do kishim një ligj për urdhërin e përkohshëm mund të merrej një vendim që detyronte META-n t’i bllokonte brenda natës” tha Nini Por çfarë ndodh me personin që regjistron apo shpërndan një video intime? Avokati Rei Peçi shpjegoi se mbrojtja që jep Kodi Penal aktual është e kufizuar dhe se neni 121 parashikon ndërhyrjen në jetën private. "Kemi vetëm një dispozitë ligjore që dënon personin që ndërhyn në jetën private të dikujt duke regjistruar me zë dhe figurë. I vetmi nen që parashikon Kodi Penal është neni 121. Kjo kundravajtje penale ka marzhe dënimi shumë të ulëta. Maksimalja që shkon është 3 vjet burg. Për ata që e publikojnë ka një situatë akoma më të komplikuar. Në rradhë të parë duhet provbuar që ekziston një vepër penale dhe më pas të kuptohet nëse kanë nxjerrë të mira materiale” tha Peci. “Ka përgjegjësi ai që ka filmuar. Ka ndërhyrë në një aspekt të jetës private të subjekteve pjesëmarrës në video. Në momentin që ai nuk ia ka bërë të ditur që po filmoheni ka përgjegjësi penale” tha Peci. Dhe përgjegjësia nuk përfn domosdoshmërisht te personi që e publikon i pari. Sipas Ninit, edhe shpërndarja e materialit nga një telefon te tjetri mund të sjellë pasoja penale. "Edhe nëse e çon videon me WhatsApp ke kryer vepër penale. Të gjitha këto procese penale zgjasin me vite, ndaj jemi përpara një situate ku ligjet i kemi, por që nuk ekzekutohen", tha Nini. Debati në Report TV u ndal edhe te një fenomen tjetër që ka shoqëruar publikimin e videove: shpërthimi i sulmeve dhe gjuhës denigruese ndaj grave që shfaqen në video. "Është sjellje shumë e rëndë e një mashkulli që nuk ka pyetur për të tjerët. Armiku më i madh i grave janë gratë. Gratë duhet të kuptojnë që nuk duhet të ndjekin axhendën e burrave. Edhe në këtë rast të këtyre videove po ndiqet axhenda e burrave që dominohet nga vulgariteti Është një rast i trishtueshëm dhe i rëndë por duhet të hapë një diskutim të thellë në Shqipëri. Përsëri burrat janë ata që vendosin se si duhet shmangur vëmendja nga zhvillimet politike", tha Ballauri. Për Zhaklin Lekatarin, çështja nuk duhet mbyllur si një histori rozë apo "skandal showbiz-i". Ajo kërkoi që të hetohet nëse videot mund të jenë përdorur për shantazh dhe nëse rasti mund të zbulojë marrëdhënie abuzive pushteti brenda industrisë së muzikës.Sipas saj, reagimi ndaj grave tregon gjithashtu standardin e dyfishtë me të cilin shoqëria trajton raste të tilla, ndaj për këtë arsye, e sheh edukimin seksual të shoqërisë si shumë të rëndësishëm. "A po përdoren këto video si shantazh apo janë një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga siguria kombëtare. Plani tjetër është abuzimi që mund të ketë ndodhur në industrinë e muzikës nga një individ me peshë të rëndësishme në 20 vjeçarin e fundit. A ka një strukturë abuzuese që abuzon me djem dhe vajza, a ka pasur konflikte interesi duke krijuar rrugë preferenciale për një grup artistësh e duke sabotuar të tjerë. Është e rëndësishme që të flasim për etikën, moralin, besnikërinë, miratimin, tradhëtinë dhe atë që quajmë edukatë seksuale. Nuk jemi të habitur për voyerizmin dhe gjuhën e dhunës që na ndikon patriarkati që dënon më shumë gruan se burrin” tha Lekatari. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:43 'Denonconi Adi Hilën'/ Lekatari apel grave në videot intime të kompozitorit: Nëse nuk e dinit se po filmoheshit, gjeni forcën të flisni Aktivistja Zhaklin Lekatari u bëri thirrje grave që shfaqen në videot intime të denoncojnë kompozitorin Adi Hila, nëse nuk kanë qenë në dijeni se ai po i filmonte gjatë marrëdhënieve intime.Në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Lekatari tha se gratë duhet të gjejnë forcën për të bërë denoncimin sepse përveç cenimit të privatësisë kemi edhe tradhti nga një person që ato e kanë pasur mik dhe bashkëpunëtor."Nëse gratë nuk kanë qenë në dijeni, unë ju them dhe i ftoj që pasi të kenë kaluar tronditjen të gjejnë guximin, forcën e të bëjnë denoncimin. Të denoncojnë një njeri që e kanë pasur mik dhe bashkëpunëtor. Përveç cenimit të privatësisë ka një lloj tradhtie të marrëdhënieve njerëzore. Është shumë e rëndësishme të bëhet denoncimi. Ngjarja duhet hetuar", tha Lekatari. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:24 Si dolën videot intime të kompozitorit Adi Hila? Nini në Report TV: Nuk ka ndodhur rastësisht, ja dyshimet e mia! Videot intime të kompozitorit mund të mos jenë zbuluar rastësisht në internet. Aldor Nini ngriti në Report TV teorinë se materialet, që sipas tij qarkullonin prej rreth dy vitesh në rrjete ku publikohen edhe pamje nga kamera sigurie, mund të jenë identifikuar nga një sistem i huaj që skanon miliona video dhe më pas t'i jenë kaluar një entiteti shqiptar për vlerësim dhe më pas kanë rrjedhur online. "Si kanë dalë nga studio e kompozitorit deri në internet, është një pikëpyetje shumë e madhe. Mund të jetë hakuar, mund të ketë vendosur një program që ka hyrë në rrjetin e tij, mund të ketë qenë një kamerë, nuk e dimë, këtë mund ta zbardhë policia. Si ka arritur kjo video të vijë tek ne dhe të bëhet virale kam një teori. Kjo video prej 2 vjetësh ka qenë në rrjete ku shpërndahen video të tëra nga kamera sigurie, dhe të identifikosh një video të tillë është thuajse e pamundur. Ka shërbime të huaja që i skanojnë rrjetet në mënyrë të vazhdueshme. E kam parë sistemin me sytë e mi. Është skanuar nga një entitet i huaj, ia kanë deleguar një entiteti shqiptar që bën vlerësimin për hetimin dhe nga ky entiett ka dalë si video. Nuk e emndoj që jemi të aftë ta skanojmë miliona video e të gjejmë atë video” tha Nini U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: zhaklin lekatari Elda Ballauri rei peci aldor nini videot intime te artisteve Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 21.7% Nuk e di 7.1% Vota total: 2188 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
